Nga Pajtim Çaushi
Thuhet se e mira shtohet, kur ndahet edhe me të tjerë. Se jeta është thjeshtë një segment: fillon me lindje e mbaron me ikje.
Ky rregull nuk bën përjashtim për askënd. Por rëndësi për cilindo ka gjurma që le pas largimit nga jeta. Kuptohet, shumica e gjallesave njerëzore pak apo aspak të tilla lënë. Dihet, ka edhe që lënë dhe fitojnë respektin e të tjerëve.
Me personin për të cilin do të shkruaj nuk kam as njohje, as interesa personale. Jo, edhe si pamje nga tutje e kam vërejtur. Për këto radhë ai nuk di asgjë, ndaj i vura dhe nëntitullin "shkrim i paautorizuar.
Fjala është për biznesmenin Timoleo Babi, përdorues a pronar nuk e di, i plazhit tek Bar Afrika. Është një sipërfaqe e hapur me rreth mbase njëqind shezlongë.
Ajo që shërbeu si shtysë e shkrimit ështe dukuria e përditshme në pjesën jug - lindore të këtij plazhi. Atje për disa orë të paradites, në mos gabohem deri në orën njëmbëdhjetë pushojnë dhe qetësohendhjetra e dhjetra pensionistë e pensioniste falas.
Ashtu si thonë punonjësit e shërbimit dhe si tregon fakti Timo Babi i ka udhëzuar në formë të prerë:
- Asnjë qindarkë të mos merrni nga pensionistët deri në mesditë... T'i prisni mirë dhe t'i repektoni përditë.
Dhe punonjësit janë të përpiktë, të buzëqeshur e respektues me ata e ato dhjetra pensionistë që pushojnë e clodhen qetësisht tek shezongwt e plazhit Bar - Afrika, biznes i njeriut të arsyeshëm e human Timoleo Babi.
Askush nuk e detyroi, askush nuk ia kërkoi...
E pikërisht këtë dua të shpreh: individi lartësohet kur nuk qëndron vetëm brenda guackës së vet, ai bëhet Njeri kur e ndien se lumturia personale shumzohet, kur atë e pjeston edhe me shumë të tjerë...
Comments