Nga Pajtim Çaushi
Kryetari i KOKSH - it, me ton te qartë, të lartë, mburres dhe elokuent deklaron plot krenari ne Televizionin Kombetar:
- Pjesemarrja ne lojrat olimpike Tokio 20 (21) ishte nje arritje historike e sportit shqiptar!...
I shkreti degjues dhe taksapagues mpreh veshet te degjoje dhe gatit gojen te gjemojë!... Do që te shpertheje me duarperplasje e ulerima sapo te marre vesh prej kokoshit te KOKSH -it, zotit Fidel Ylli per numrin e medaljeve te fituara në Tokion e larget.
Prit e hiç, hiç por pret se eshte mesuar te pres!...
Nderkaq folësi ne nje lumare fjalesh i fshihte kembet si breshka nga e paprjtura.
Pra. kokoshi i KOKSH - it hyn ne nje gjeratorf te pafund fjalesh. Me fjali me te gjata se te romaneve te Balzakut rreket te bind shqiptaret e Shqiperise se e zeza eshte e bardhe.
Paturpesisht si nje mikrofoni llafazan trumbeton dukjet e xhuxhmaxhuxhit si arritje të sportit kombetar.
. Dhe ja arritjet:
- Morem pjesë...
- Numri 9 i atleteve qe numer i mire se eshte shumefish i treshit biblik...
(nje gjimnazisti mesatar i kujtoi numrin e rratheve te Ferrit te KOMEDIA e Dantes)
- Morem nje vend te katert dhe kjo s'eshte pak per ne...
Sa turp të mburresh me vendin e pare te humbesve!... Se, qe te jemi te sinqerte, numrat fitues jane 1 -2 -3 e ata pas tyre jane deshtakë qe duhen fshehur!...
Zoti Kokosh i KOKSH - it harroi te thoshte per:
- Tri medalet qe fituan shqiptaret e Kosoves...
- Sa ishte sasia e dollareve qe iu grabit popullit per te shkuar ai dhe shpura e tij me jo sportiste qe te bridhinin e te benin qejf me djersen e shqiptareve lokaleve te Tokios...
- Pse ekipin e peshengritesve e shoqeri ai ne vend te trajnerit te tyre qe u la ne Shqiperi...
Keto e plot te tjera si keto te ngrejne floket drizë perpjete kur degjon gjelin e rrjepur te hiqet si pallua...
Atehere i thua vetes me trishtim:
- Eh!... Fjale shume, po asnje per pune!... Si s'ka pakez krupë që e ha turpin me bukë?
Pas kesaj kujton vargjet proverbialë te klasikut kinez DU FU per palloin:
PENDET I JANË RRALUAR,
FLATRAT I KANË RËNË,
SHUME FJALÊ KA MESUAR,
POR PAK JANË PËR TÊ QËNË!...
Comments