Nga Tanush Çaushi
Breshëri i rënë në Konispol prish prodhimet e fermerëve dhe ul mirëqënien e familjeve të kësaj zone. Nëse fitimet ulen dhe investimet shkatërrohen, atëherë ky është një reaksion zinxhir në ekonomi dhe sjell humbje të shumëfishtë në produkt dhe konsum dhe si rrjedhim në mirëqënie.
Përveç faktit se çmimi i shitjes për produktet është minimal dhe ata kanë mungesë të theksuar në infrastrukturë, tashmë fermerët duhet të përballen edhe me këtë fatkeqësi.
Pas një kalvari të tërë pune njëvjeçare tashmë familjet Konispolite duhet të përballen me humbjen drastike financiare.
Po tani çfarë ndodh?
Nëse do të ishe një shtetas i BE-së, shteti nëpërmjet politikave për fermerët mbulonte gjithë dëmet nga fatkeqësia natyrore. Në Shqipëri kjo nuk ndodh.
- A mjafton që agrobiznesin ta mbështesim vetëm me deklarata? A mjafton që ti rrahim shpatullat dhe ta ushqejmë me lugën bosh?
Fëmija do të hajë bukë dhe jo të mendojë se po ushqehet. Çfarë duhet në këtë rast?
Sigurisht që duhen veprime konkrete dhe në këtë rast shteti duhet që të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara.
Ndërsa proklamojmë me të madhe nëpër takime e fushata dhe emisione televizive për mbështetjen ndaj fermerëve, ja sheshi ja mejdani për ta bërë realitet këtë.
Koha për të shpëtuar ekonominë e qindra familjeve.
Comments