top of page
Search

Brënda jetës


Brënda jetës


Keqardhja kërkon

afshe psherëtimash

në pika loti

që s’mund të kapen nga rrezet për të shëndritur

fshihen të dyja.


Por unë të jam pranë

të zbuloj atë zë të fshehtë

të mbuloj me qeshjen

që mbeti tringëllimë në sytë e tu.


Në dridhjen tënde kapem unë

në mpirjen tënde

brënda çmpirjes time

në yshtje frymëmirë

përkëdhel zbehtësinë

që vjen e ikën.


Por unë do ta shtyj

do tregohem rrebele

brënda jetës

por në ngjyrat e saj të ndezura.


Mos të të vijë keq

lëre mëshirën jetime

pa keqardhje....

e kush e ka të sigurtë

gjithçka mund të ndodhë

brënda jetës.


Shkrimtarja: Zoica Gjolla Popi

Albania

Angli



Nga Zoica Gjolla Popi

Dizenjo nga S. Corri

Comments


bottom of page