Nga: Pajtim Çaushi
Poetja Buqa Softa lindi e Elbasan më 29 qershor 1967. Sot banon dhe punon në New York të SHBA.
Që në moshe te re ka pasur pasion artin dhe letërsinë Krijoi poezi që kur ishte gjimnaziste dhe dallohej për krijimet me vlera letrare, por s’ka pasur mundësi t’i botojë.
Pas shkollës u martua dhe shkoi në emigrim ku perjetoi vuajtjet e sakrificat e para për të ndërtuar një jetë të re. Keto u bënë pengesë për të sistemuar krijimet e saj dhe për t’i kushtuar më shumë kohë krijimtarisë.
Tani pas shumë vitesh, ndjehet e qetë dhe kërkon të japë maksimumin , duke lënë në çdo krijim, shpirtin e saj dhe pjesë nga jeta reale apo përjetimet e bukura apo të hidhura, dashurinë për jetën dhe njerëzit, paqen dhe lirinë si gjërat më të vyera që e bëjnë njeriun të lumtur.
Poetja Buqa Softa krijon kështu unin e vet poetik me personalitetin e një njeriu që e do jetën dhe nuk pranon të gjunjëzohet para saj kur jeta e vë në provë.
Çdo poezi është një copëz shpirti dhe kjo copëz shpirti, depërton nëpërmjet vargjeve në shpirtin e lexuesit duke e futur atë në botën e krijuesit dhe duke ndier të njëjtat emocione.
Deri tani ajo ka botuar dy libra: “Bota Iluzion “
“Krahët e shpirtit “
Buqa Softa
Nr tel : 1(347)832 8640
“Midis ëndrrës dhe realitetit” Buqa Softa *********************************** Më ndodh shpesh të përhumbem në botën time imagjinare Aty ku drita e shpresës, nuk fiket kurrë nga jeta vrastare Për një çast mbyll sytë dhe imagjinoj Gjithçka të bukur që ëndërroj Imagjinoj rrugica që kërkojnë diell Që të çojnë në parajsë e të nxjerrin nga ky hell Sa e bukur është kjo imagjinata Të gjitha zhurmat në të të duken si serenata Çdo gjë që prek aty, ka emrin “dashuri” Çdo ndjenjë që përjeton, quhet “lumturi” Hapat që hedh të ngjajnë me hapat e një tangoje pa fund Dhe ashtu në mjergullnajën e lumturisë unë përhumb E shpirti hap krahët e fluturon i lumtur Atje ku zemra ime qëndron si flutur Atje ku më duket sikur flas me perënditë Atje ku shoh shtatë mrekullitë E në çast kur me shilarësen e jetës kaloj ylberin Hap sytë e shoh përsëri ferrin E them me vete, ti mbyll sytë përsëri E të vazhdoj imagjinatën deri në pafundësi T’a ëndërroj sikur të jetë e vërtetë Gjithçka të bukur, që s’e mora nga kjo jetë Pëllumbin e bardhë të paqes, t’a prek me këto duar dua E tempullin e lumturisë askush mos m’a prishë mua Por ja që çdo gjë e bukur zhduket sa hap sytë Dhe shoh realitetin që më mbyt E them me vete,”në djall shkoftë kjo jetë që s’ti jepka të gjitha Në djall dhe imagjinata, që nga kjo jetë të vidhka Në djall të gjithë ata, që m’a prishin lumturinë Në djall dhe realiteti, që e ndrydhka njerinë” Dreqi e marrtë këtë lojën e fatit që kurrë fundin s’arrin t’a dish E tek çapitesh i lodhur mes ëndrash, thua”sikur të kisha lindur me këmishë” Por jeta s’jetohet me “sikur” Se ditët shkojnë e s’kthehen kurr Se jeta ka një pikë referimi Të cilën mund t’a shohësh nga çdo këndvështrimi Ajo është lumturia që ne kërkojmë E shfaqur në nuanca që ne s’i kuptojmë Preki ato nuanca, se të mbajnë gjallë Vidhe lumturinë, e mos u merr me fjalë Se atëherë kur s’do të jesh më midis realitetit dhe ëndrrës S’do t’i ndjesh më rrahjet e zemrës!! (By:B.Softa)
“ Emocion i ëmbël”- By ( Buqa Softa ) ************************ Atë ditë parku ishte si i shkretë Ca pleq që ecnin ngadalë dhe unë që të prisja ty me biçikletë Fishkëllima e erës në vesh më ulërinte Përballë meje një ketër që trungun e pemës cukiste.
Isha ulur në stolin tonë Atje ku takoheshim gjithmonë Ishte fundi i vjeshtës dhe gjethet kishin rënë përtokë Disku i kujtimeve tona më xhironte në kokë.
Degët e pemës vallëzonin si të çmendura në drejtim të erës Dhe ketri që vazhdonte të cukiste trungun e pemës Në atë stol kur dikur ne bënim dashuri Këtë herë ketri më bënte shoqëri
Po ngrysej, dhe dita mori ngjyrë gri Askush nuk mbeti në park vec unë dhe ketri i zi Edhe zogjtë më braktisën dhe i lanë foletë Vec ketri i zi qëndroi dhe unë me biçikletë.
Në vesh më kumbonte zëri jot i ëmbël “ erdha” Përzier me fëshfërimën e gjetheve të verdha U err dhe hëna mbretëreshë u rrethua nga yjet e saj gladiatorë Ndërsa unë prisja të dilte ylli im me një trëndafil të kuq në dorë.
Të prita në stolin tonë ku takoheshim cdoherë Por ti nuk erdhe këtëherë. Në atë stol ku miqësia jonë filloi Aty gjithçka përfundoi.
Ishte nata e fundit e vjeshtës, natë e ftohtë me acar Në zemrën time filloi dimri i parë. Tek kurdisja akrepat e orës Në shpirt po rritej orteku i dëborës.
Do të kalojë dimri nga zemra dhe rrezet e diellit sërish do t’a ngrohin atë si dikur Por ti do të mbetesh një emocion i ëmbël që s’do t’harrohesh kurrë. Nëse të ka mbetur pak dashuri dhe s’do t’më harrosh Të pres në stolin tonë qē sot mbeti bosh .
Të pres në stolin tonë aty ku më njohe ti mua Dhe unë do të pëshpëris në vesh :”shshhhhh mos fol ... të dua” Do të shëtisim si dikur me biçikletë Dhe në muzgun e mbrëmjes do të lahemi në det .
Më fal dashuria ime, mos më mbaj inat ti mua Ishte faji im ndaj gjithë jetën do të dua Se ka dhe të tilla dashuri, që nuk harrohen kurrë Nëse akoma më do, të pres si dikur.
Do të t’pres në të njejtin stol E bukura ime belëhollë Në stolin që mban inicialet e emrave tanë të gdhendur Dëshmitari jonë i heshtur !
“XIXËLLONJA”-By:Buqa Softa ********************************* Xixëllonjë e vogël lozonjare Nga viset e bukura shqipëtare Vjen vërdallë nëpër terr Diç kërkon, por dot s’e merr.
Aromën dehëse të thithësh kërkon nga vendi yt Ajri huaj po të mbyt Fushat dhe lëndinat plot gjelbërim Parqet dhe stolat ku rendje me nxitim.
Rrugët dhe rrugicat e bukura me kalldrëm Dhe asfaltet ku shëtisje mbrëmjeve si zonjë e rënd. Perëndimin e diellit përtej oqeanit kërkon Dhe aromën e detit “Adriatik”dhe “Jon”.
Të mungon fllad i malit dhe era e luleve plot aromë Pragu ku ke lindur, dhe vesa e mëngjesit në barin e njomë Të gjitha vendet që ke bredhur Dhe lumenjtë e përdredhur.
Pulëbardhat buzë liqenit Dhe kumuritë që fishkëllenin Të mungon aroma e blirit Edhe kënga e bilbilit.
Të gjithë miqtë e vegjëlisë Edhe ato të rinisë Miqtë e vdekur dhe të gjallë Për të gjithë sot ke mallë.
Mall për rërën e lagur dhe të that Mall për mëmë dhe për at Mall për një grusht diell e një dorë dhe Të gjitha i kërkon atje.
Mall për vendin tënd gjithë nur Mall i ndezur, që s’do t’shuhet kurrë I kërkon në çdo pëllëmbë Edhe zemra shumë të dhëmb.
Xixëllonjë e vogël lozonjare Përtej oqeanit mërgimtare Fati jot qenka shkruar Në vend të huaj për të ndriçuar! (B.Softa)
Comments