top of page
Search

Mimoza Ahmeti: Burrat kthehen

Poezi nga Mimoza Ahmeti



 








Burrat kthehen


Burrat i pranojne dashurite shume vone...

Kane frike te jene ne nje ndjenje te shfaqur

Dhe kur thone Jo-ne pasi te kane dashur,

eshte si te kene vrare veten...


Mbeten gjalle nese ti prape u thua se i do...

Eshte nje gjalleri e vdekur edhe kjo...e levrire

jo nga dyshime, sa nga pengime...


Dhe kur kthehen- nuk ka burre qe nuk kthehet te nje grua qe nje here e desh'...

thone se gjithmone te kane dashur...

Je ti qe ke kafshuar keq

ne shegen e zemres ...


Burrat kthehen ...


Nje qe nuk u kthye

Kerkon te jete burri i Jetes

Do vije me ardhjen e Mbylljes se Madhe -

ku fillojne e shqetesohen Perendite:

duan pjese ne afsh

duke krijuar ngjarje...


Burrat jane perla

ne qafen e nje demi te terbuar

Eshte per te ardhur keq!

Bien si rruaza...


Por burrat kthehen...


 

Të dish


Te dish eshte te rrish ne mes te Universit

te thithesh rrahjen e tij me mushkerimin e pavetedijes

aq prane natyres, qiellit dhe kujtesave pa forme.


Te dish eshte te fitosh barkun e mëmës ne Gjithesi

Pa fabriken e gjuhes,

Pa porten e organit qe te shtyp kryet

te lindesh,...


Te dish eshte te jesh brenda...

Ai qe flet nga jashte, te ngaterron.


Sepse te dish eshte t'i lesh te gjithë perjashta...

te shkosh me gezim brenda...

pa e ditur ku...


Dhe ta gjesh...

Vete.

 

O engjell


O engjell qe rri lart ne qiell

me thuaj, perse kujdesesh per mua,

perse te duhem...?

I shquar per lehtesi te pakapshmes

Per çfare te duhet nje i rendeses se formes?

Te pyes, dhe jo pse vetem jam i habitur

Po ndihem edhe i afinuar!

Gjithe mbremjen bashke sonte,

perqafuar...

Keshtu edhe naten...

Askush nuk na sheh,

as unë nuk te shoh

Se ndjenja do verbëri

domosdo...


Se ndjenja do...


O engjell!

Me thuaj çfare?


Me thuaj ku shkojne ndjenjat e mia...

i ke pare?

Mberrijne ato diku?

Apo vazhdojne ne perjetesi...

Reverberimi i tyre mban Shpirtin

ne unësi?


O engjell qe rri ne qiell!

O Verbër Reverberi -

Shkelqe neper unësi!

Enë gjej, enë gjej...

Engjej!





Comments


bottom of page