Nga Mirela Cela Jorgo 1. Listat e kryetareve, mungesa e gares parakualifikuese brenda forces politike. Kjo ka prodhuar deputete te emeruar, servile, te shkeputur nga zgjedhesit dhe te papergjegjshem per rolin kushtetues.
Aq me keq qe Kryetari aktual i PS ka shkuar shume larg duke futur me shumice ne parlament, administrate dhe pushtet vendor edhe individe skandaloze, te papershtatshem dhe me rekorde kriminale, dhe fatkeqesisht nuk ka shance qe te shkoje perpara pergjegjesise per keto skandale te njepasnjeshme. Ky problem madhor nuk zgjidhet duke ju bere edukate morale kryetareve te partise, por zgjidhet me ligj duke ia lene ne dore sovranit ose zgjedhesit per te caktuar kandidatet me te mire. Sistemi me gare parakualifikuese dhe me zgjedhje nje antar nje vote duhet te jete i detyrueshem me ligj.
2. Ndarja elektorale dhe menaxhimi i zgjedhjeve.
Zgjidhja me e drejte dhe me demokratike do te jete nje sistem me 100 zona mazhoritare. Numri i deputeteve te cdo zone te behet duke llogaritur numrin e votuesve rezidente si dhe peshen ekonomike dhe kualitetet social-arsimore te cdo zone.
Nderkohe menaxhimi te behet pa komisionet problematike bipartisane apo multipartizane, por per nje periudhe kalimtare zgjedhjet te menaxhohen nga nje kontraktor nderkombetar i specializiar per te implementuar numerimin elektronik dhe votimin ne distance. Ku kontraktor duhet te jete i siguruar me siguracion te larte financiar ku te perfshihen gjithashtu penalitete te renda financiare dhe penale ne rast manipulimesh. Ne nje te ardhme (pas minimalisht 3 legjislaturave), autoriteti menaxhues ti kaloje gjykatave te rrethit. Nderkohe policia e shtetit nuk duhet te kete asnje rol specifik ne proces, pervec rritjes se gatishmerise ne ditet e fushatave dhe te votimit, duke eleminuar dhe neutralizuar elementet kriminale, operativet dhe militantet politik prane qendrave te votimit.
3. Financimet transparente dhe auditimi financiar i kompanive dhe individeve donator. Ndalimi me ligj i financimit nga individe dhe kompani qe ne 8 vitet e fundit kane perfituar nga projektet e puneve publike ose tenderat e blerjeve te mallrave apo sherbimeve. Financimi kryesor te behet nga shteti ne baze te peshes mesatare elektorale te 3 legjislaturave te fundit per cdo force politike.
4. Mediat dhe oligarket e tyre.
Detyrimi me ligj per te bere publike burimin e financimit te te gjitha spoteve dhe segmenteve elektorale para, gjate dhe pas zgjedhjeve per nje afat kohor 6 mujor. Qeveria te detyrohet me ligj te beje publike cdo qindarke te buxhetit qe i eshte paguar mediave per te gjitha sherbimet e perfituara prej tyre perfshi ketu tendera, prona, sherbime, blerje, dhe projekte publike te cfardo lloji.
5. Penalitete te renda dhe hetim nga SPAK dhe BKH per shitblerje votash, votim kolektiv, presion mbi administraten dhe perdorim te incentivave te ndihmes sociale ndaj zgjedhesve. Cdo shkelje e ligjit elektoral duhet te jete objekt i SPAK dhe BKH, pasi ne keto krime elektorale gjithmone ka patur individe me pushtet politik ose imunitet. Te ndalohet me ligj fushata elektorale apo propaganda politike ne institucionet arsimore te te gjitha niveleve ne menyre qe te ndalohet njehere e pergjithmone perdorimi i nxenesve apo femijve ne mitingje elektorale. Presioni mbi administraten publike dhe cdo veprim mobilizues, listues apo grumbullim te dhenash personale te tyre te kualifikohet si krim elektoral. Te ndalohet me ligj dalja ne aktivitete politike dhe propagandimi politik i bere nga cdo nepunes civil, i cdo niveli qe paguhet nga taksat e shqiptareve, sic jane; mesues, mjeke dhe personel mjeksor ndihmes, ushtarake dhe police.
Se fundmi, te gjitha keto ndryshime rrenjesore si dhe alternativa te tjera shtese qe mund te propozohen gjate periudhes se debatit mbi reformen zgjedhore te paketohen ne nje pyetsor zgjedhor dhe te vendosen me referendum nga shqiptaret, dhe ne menyre kategorike te mos ju ofrohen shqiptareve si dhurate nga tryezat politike te aktoreve aktuale qe ne fakt jane edhe shkaktaret e deshtimit te ketyre 30 viteve.
Comments