Mjekēt I kishin thënē të mos shqetësoheshe se ishte I ri në moshë!
Luca Di Nicola , 19 vjeç nga Nereto provincë e Italisë , punonte si shef kuzhine në një restorant në Londër së bashku me mamanë e tij dhe partnerin e saj. I riu italian ndërroi jetë në Londër si pasojë e pneumonisë. Familja e 19 vjeçarit tregoi se ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje . Ata treguan se Luca një javë para se të ndërronte jetën kishte ethe dhe kollë. Në 23 mars gjendja e tij ishte rënduar. Doktorët e vizituan në shtëpi dhe i thanë se ai ishte i ri , i fuqishëm dhe nuk kishte pse të shqetësohej. Ditën tjetër ai filloi të kishte dhimbje kraharori. Mamaja e tij vuri re se buzët e Luca -s ishin enjtur dhe telefonoi menjëherë ambulancën. I riu u dërgua në spital, por pas gjysmë ore ndërroi jetë .
Comments