top of page
Search

Covid-19, izolimi dhe shëndeti mendor??

Nga Migena Kurushi

Specializuar në Terapiste Zhvillimi


Kemi kaq ditë që shpërqëndrohemi nga lajme dismotivuese.

Po nxitemi të mendojmë negativisht (deri sa të dalë vaksina) mendojmë negativisht për të tashmen dhe të ardhmen.

Po këto mendime negative, kjo mbijetesa që po përballet pjesa më e madhe e të afërmve tanë,kanë ndonjë kosto???

MENDIMI NEGATIV ËSHTË NJË KATALIZATOR NË PËRKEQËSIMIN E SHËNDETIT FIZIK DHE MENDOR

Në momentin që njeriu mendon negativisht, truri çliron hormonet e stresit, ndër to kortizoli.

Efektet e këtyre hormoneve kanë peshë të madhe. Duke filluar nga tensioni i muskujve, dhimbjet e kokës, pagjumësia, ndjenja e veshtirësisë në të qëndruar në një vend, lodhje, humbje motivimi, ndryshime në regjimin ushqimor e kështu me rradhë.









Po i shohim çdo gjëje anën e gabuar, po akumulojmë dhe po transmetojmë energji negative tek ata që na rrethojnë.

Është krijuar një situatë stresuese dhe e tensionuar thuajse tek të gjithë në çdo situatë.

Ështeë krijuar një kolektiv stresi, i cili po kanalizohet dhe po transmetohet.

Kini KUJDES mendimi negativ mjafton për të na hedhur në greminën e sëmundjeve mentale,depresion,çrregullim,ankth,etj.

Mendoni pozitivisht.

PAS ÇDO VËSHTIRËSIE, ZOTI SJELL LEHTËSIMIN.

Comments


bottom of page