top of page
Search

D’Arline


D’Arline, Unë të adhuroj , e dashur.

E di sa dëshirë ke t’a dëgjosh këtë gjë – por nuk e shkruaj vetëm sepse e pëlqen ti,

- E shkruaj sepse gëzon gjithcka brenda meje që t’a shkruaj ty.

Ka kaluar tmerrësisht shumë kohë nga hera e fundit që të kam shkruar – pothuaj dy vjet por e di që do më falësh sepse ti e kupton si jam unë, kokëfortë dhe realist ; dhe mendova se s’kishte kuptim të të shkruaja.

Por tani e di e dashur grua që është e duhur të bëj atë që kam vonuar t’a bëj, dhe që e kam bërë kaq shumë në të shkuarën. Dua të të them të dua. Dua të të dua. Gjithmonë do të dua. E gjej të vështirë t’a kuptoj me mendjen time cfarë do të thotë të të dua pasi ti ke vdekur – por akoma dua të të qetësoj dhe të kujdesem për ty – dhe dua të më duash dhe të kujdesesh për mua. Dua të kem problem që të diskutoj me ty.

Cfarë duhet të bëjmë. Ne mësuam të thurnim veshje së bashku , të mësonim gjuhën kineze – ose të merrnim një prozhektor filmash.

A s’mund të bëj dicka tani? Jo. Jam vetëm pa ty dhe ti ishe “ gruaja – ide “ dhe nxitësja kryesore e të gjithë aventurave tona të marra. Kur ishe sëmurë u shqetësove sepse s’më jepje dot dicka që doje e mendoje se unë kisha nevojë. Nuk kishe pse shqetësoheshe.

Dhe tani është qartë ,akoma më e vërtetë - nuk mund të më japësh asgjë tani e prapë ti qëndron në rrugën time për të dashur ndokënd tjetër – por dua të qëndrosh aty.

Ti , e vdekur, je më e mirë se gjithkush tjetër i gjallë. E di që do të më bindësh se jam një budalla dhe do të kem lumturi të plotë e të mos qëndrosh në rrugën time. Vë bast se u befasove që nuk kam të dashur (përvec teje) pas dy vjetësh.

Por nuk mund të bësh asgjë e dashur, as unë nuk mundem – Nuk e kuptoj këtë gjë, megjithë që kam takuar shumë vajza aq të këndshme dhe nuk dua të mbetem vetëm – por edhe pas dy a tre takimeve të gjitha dukeshin baltë. Vetem ti më ke mbetur. Ti je e vërtetë. Gruaja ime e dashur , unë të adhuroj ty.

Unë e dua gruan time.

Gruaja ime ka vdekur.

Riç.

Perkthyer dhe pergatitur nga: Fatma Noka



コメント


bottom of page