top of page
Search

Dajua i Astir-it tre kërkesa për "Lali Erin" ( Lot i bukur )

Updated: Jul 11, 2020

"Dajua i Astir-it" tashmë është bërë një figurë e njohur në portalet dhe televizionet shqiptare.

Për të gjithë ata që nuk ja njohin mirë biografinë:

Ai është me origjinë nga Pogradeci , por rritur në Berat dhe quhet Shpetim Hysa.

Ka dy vajza dhe një djalë dhe të tre kanë emigruar në Gjermani vitin e fundit.

Ai me batutat e tij është shumë i njohur me " loti i bukur" si frazën më interesante dhe origjinale të tij.

Por, Dajua nuk ndalet vetëm tek humori .

Ai është edhe shumë i njohur në Astir me biznesin e tij të famshëm Bar-Kafe "Te Tuneli".

Dajua shpesh bën thirrje për pastërti në komunitet duke treguar edhe rastin shembullor të biznesit të tij që realizon pastrimin e sheshit para pallateve në mënyrë të përditshme. Por dajos i ka mbetur pikë në zemër, kur shikon se në lagjen ku ai banon pallatet mbijnë natën, ndërsa kopshte dhe shkolla nuk përmenden fare se ku dhe kur do të bëhen.

Dajua këtë radhë në një intervistë për Portalin tonë miremengjes.net kërkon nga "Lali Erit " tre gjëra kryesore:

- Çerdhe dhe Kopësht për Astirin

- Shkollë nëntë vjeçare.

- Shkollë të mesme për Astirin.

Pse jo edhe një rajon policor. Duke marrë shkas se kjo zonë ka 80,000 banorë, pamvarësisht punës së mirë të policisë së Shtetit, 2 policë janë të pamjaftueshëm për këtë zonë.

"Loti i bukur" apeli është i sinqertë - shprehet dajua.




Comments


bottom of page