top of page
Search

DEBATI MBI REFORMEN ZGJEDHORE DHE AKTIVISTET

Nga Rezearta Çaushaj

Debati mbi sistemin me te mire zgjedhor nuk eshte i lehte as per ata qe kane njohuri mbi to.


Eshte nje debat qe kerkon shume eksperience per te kuptuar se cfare ka shkuar keq me pare, ku qendron problemi dhe cili eshte ai sistem qe mund t'i pershtatet me mire realitetit e rrethanave te vendit tone.

Kerkon konsultime te gjata e te gjera.


Cdo sistem ka te metat dhe perparesite e tij dhe teorikisht eshte e lehte te argumentosh dhe kunderargumentosh.

Ka njerez qe kane edhe bindjet e tyre mbi cilin sistem, ka njerez qe jane te rreshtuar politikisht, qe i kane shprehur publikisht, dhe nuk ka asgje te keqe.


Por, pas gjithe ketyre viteve duke advokuar per debat te gjate, trasparence e gjitheperfshirje, nuk do ta mendoja kurre se ka aktivist te nderuar qe mendojne se kjo reforma duhet diskutuar prej tyre ketu ne fb.

Aq me pak do te mendoja se do te sulmonin njerez/koleg qe nuk ndanin te njejtin mendim.

U arrit deri aty sa u kerkonin kundershtareve qe te betoheshin se nuk do te perfitonin politikisht nga propozimi i tyre.

Kjo eshte qesharake sepse reformz e re duhet te sigurohet jo vetem qe njerezit te zgjedhin ata qe duan, por edhe qe gjithekush qe kerkon te zgjidhet, t'i jepet mundesia te zgjidhet.


Me pak akoma do te mendoja se keta aktivist do te pranonin nje reforme brendapartiake.

Ne fjalet e nje miku: "Po kush leshin eshte Damian Gjiknuri, Oerdi apo Rudina qe te bejne nje reforme per te gjithe ne?"

Si nuk i shqetesoi njehere keta kolege mungesa e gjitheperfshirjes apo trasparenca?

Sepse kjo eshte detyra jone si qytetare te angazhuar ne fund te fundit.

Jo te patronizojme debate, jo te fryjme rendesine e vetes, jo te fyejme kundershtaret, jo t'i perjashtojme ata, jo te sperdredhim te verteta e te devijojme debatin, por te sigurohemi qe cdonjeri te kete ZE.


Idea se reforma zgjedhore mund te debatohet ne facebook eshte absurde dhe arrogante.

Kur behet ne emer te anti-komunizmit pastaj...


PS: Kjo ishte pika qe beri te derdhej gota per mua dhe ia mbatha nga facebook sepse mu duk vetja QESHARAKE.

Commenti


bottom of page