"Folën?... Patjetër, plot tri orë e gjysmë!
A u shërbeu shqiptarëve që rrinin pas shpinës së tyre si Shqipëria pas derës së Europës?...
Jo, për kurrëgjë e asgjë!... E përse mund t'u shërbente një tallava çingishë në haremin sulltanor?!
Asnjë nga kërkesat e mësipërme nuk zbatohet në mediat tona televizive. Të quajturit debate kthehen në garë zhurmash, ndërprerje fjale, talljesh e ofendimesh."
Pakëz teori
Të debatosh do të thotë të dish të flasësh, por edhe të dëgjosh. Një folës i mirë është ai që di:
- të kontrollojë emocionet e tij
- të gjejë momentin e duhur për të folur
- të mbajë gjallë vemendjen e dëgjuesve
- të kuptohet nga ata që e dëgjojnë etj.
Dukja masive
Asnjë nga kërkesat e mësipërme nuk zbatohet në mediat tona televizive. Të quajturit debate kthehen në garë zhurmash, ndërprerje fjale, talljesh e ofendimesh.
Asnjë qëllim apo objektiv (nëse) nuk arrin as moderatori, as debatuesit. E njëherësh asgjë nga ato që pret e shpreson dëgjuesi.
Ndaj dhe fundin e romanit Konti i Monte Kristos:
"Prisni dhe shpresoni" e kthen ndryshe kur thotë:
"Nga këta syfete as mos prisni dhe as mos shpresoni!"
24 tetor, ora 21.oo
Opinioni i Fevziut. Rama i ulur në ballë si kryepersonazh. Rrotull tij si personazhe dytësorë e tretësorë sikur analistët e përhershëm: Muçi, Buçi, Marku, Bejtja... Qëndronin të rëndë mbi kolltuqe të lartë e të thellë sikur mbanin planetin në pëllēmbë.
S'di pse më kujtuan kolltukofagët groteskë e butaforikë tek shkrimet e Nolit.
Në këmbë moderatori kryerruar që lëviz si në ruletë, pyet e flet si e sa do vet.
Pamja e të gjithë ka emërues të përbashkët bashkëtingëlloren Q.
Së pari kjo shkronjë është fillimi i fjalës qime e së dyti i fjalës qose.
Për të parën janë në garë që nga Kryeministri deri tek Bejtja.
Për të dytën që nga Fevziu deri tek skrapalliu.
Veshja e tyre lara lara siç është bufi nuk është gala!
Përfundimi
Folēn?... Patjetër, plot tri orë e gjysmë!
Ç'thanë?... Ata e dinë ç'thanë, dëgjuesi që priste malin pa vetëm disa minj që ciasnin, ziheshin, griseshin, shaheshin e çmalleshin!
A u shërbeu shqiptarëve që rrinin pas shpinës së tyre si Shqipëria pas derës së Europës?...
Jo, për kurrëgjë e asgjë!... E përse mund t'u shërbente një tallava çingishë në haremin sulltanor?!...
Comments