Nga Afërdita Zaja
Ceshtja eshte se Toka eshte nje entitet i gjalle. Ne qendrojme mbi Token, per te realizuar jeten qe kemi tani. Toka na mban ashtu sic krahet e nje nene na mbajne me ngrohtesi.
Si e sheshte qe eshte nese kjo nene s’do na mbante mbi supet e saj, shpirti yne do te perfundonte ne nje plan ekzistence jo kaq i mire sa ky ku jemi. Sipas te gjitha miltologjive te lashta boterore perfshire kryesisht ate Pellazgo shqipetare, nje nga format e tokes/territorit ne miniature eshte Kau/Lopa/Demi, ndersa ujerat e saj perfaqesohen nga balena!
Ti smund te prekesh tere token, por ti mund te prekesh dhe perkedhelesh nje lope. Kjo eshte nje nga arsyet qe Lopa quhet nena e shenjte. Kur ajo vritet apo haet mishi i saj, per Universin eshte njelloj si te quhet kriminele ndaj nenes tende dhe karma e keqe eshte e pashmangshme edhe per jetet qe do te vijne.
Mos keqtrajtimi i lopeve sipas Prashant TriVedit do te zgjidhte 99% te problemeve ne kete bote.
Nena toke kur femijet e saj tokesoret e keqtrajtojne, ajo reagon nepermjet termeteve apo valevitjeve cunami.
Sipas diturise se lashte te Vedave ekzistojne ligje te natyres qe nese i respekton jo vetem perendesha e Tokes, por te gjithe qeniet e larta hyjnore do te bekojne me shendet, mendje, vetedije te mire.
Nje nga keto ligje, te cilat Aferdita Zaja u meson studenteve te saj LotusOcean tek meditimi LotusOcean, eshte «Lartesimi/Lavderimi i qenieve te larta do te lartesoje». Lavderimi i qenieve te ulta (vipat, aktoret, politikanet etj) do te uli automatikisht. Qenie e larte quhet Zoti (ai i verteti), Dielli, Toka, Qielli, Era, Uji, deti, oqeani, natyra etj.
Ketu po japin si tekst lavderimin qe Aferdita i beri Perendeshes Toke, e cila ka shume emra (BhuDevi, Prithvi, Toka/Kau, Bhumi, Gaya etj).
"Oh e mrekullueshme nena Toke, BhuDevi kur une ty te prek ne bar, ne dhe, balte apo rere, ti menjehere ne menyre natyrale me c’liron nga mendimet e mia te ndotura.
Oh nena e bukur Toke, prania jote më pastron dhe më rimbush me energji te mire tërë trupin tim. Pemët jane mushkerit e tua qe na japin ajer te paster per te marre fryme. Une e dua tokezimin, te dua ty. Oh Planet, oh nënë tokë të jam shumë mirenjohese qe po me mban, përulem para teje.
Oh Gaya, nëna lopë (Lopa e shenjte) ti je vetë paraqitja fraktale në miniature e gjithe tokes, o balenë e shenjtë ti je paraqitja fraktale e vetë detit/oqeanit. Oh nënë tokë, femijet e tu padrejtesisht dhe pa të pyetur marrin nga ty naften, vajgurin apo vajin e gurit, gjakun tend qe makinerite e tyre te ecin. Prithvi, oh elementi kryesor i trupit tim, perulem para teje.
O nënë tokë, ti je e madhe, e dëlirë. Të takosh ty, të tokëzohesh eshte pasterti primare për shpirtin tim. Oh BhuDevi, e dashura e Zotit, ti je një nënë e vertete qe na jep pafundesisht ushqime per te ngrene e per te pire cdo dite pa pushim.
Ngaqe ti më rrit, më mban unë mund te qendroj drejt dhe te qendërzoj trupin tim, une mund te evoloj dhe rritem ne shpirtin tim. Ti je kaq zemermire qe po me mban. Prithvi o e bukura nëna tokë, nuk e di si t’a realizoj por unë ty dua të të perqafoj dhe të prek me zemren time dhe jo me këmbët e mija. Ti je shumë më gjigande sec ne mund te imagjinojme, ashtu sic eshte gjigande edhe dashuria qe ti ke per femijet e tu, tokësorët. Sa keq më vjen kur shikoj se disa prej femijeve te tu jane shnderruar në kriminelë bosh, te mbushur me padituri. Nje femije qe fizikisht rritet, plaket, vdes por perhere harron se duhet te rrise edhe shpirtin e vet. Do te deshiroja qe te ulesha poshte nje peme ashtu si Buda, duke te te puthur kembet dhe duke u perpjekur per t’i sherbyer zemres tende. Oh nënë tokë përulem nën këmbët e tua."
Per te degjuar interpretimin qe Aferdita ka bere, mund te degjoni videon e meposhtme:
Comments