top of page
Search

Dekorata pragmatiste e Metës kundër Çamërisë

Duket se Presidenti e ka pare të arsyeshme të jape dekorate për Ambasadoren greke në Tiranë Eleni Surani, në këto ditë pragvjeshte edhe pse nuk është e qartë se cilat janë motivet e vërteta.

A mos është ky një ndryshim kursi i Presidentit si politikan tashmë? Të dekorosh një ambasadore që nuk e ka përmendur asnjëherë çështjen çame mjafton kjo arsye për të thënë se nuk ka ndonjë risi apo meritë për tu dekoruar. Po cila mund të jetë kjo arsye?

Përgjigjja do ishte, vetëm pragmatizmi poltik…..

Duket se Partia Zgjidhja është e vetmja që ka reaguar publikisht. PDIU e Shpëtim Idrizit ende nuk është shprehur,as PD asgjë deri tani.

Më poshtë deklarata e parties Zgjidhja

“Partia ‘Zgiidhja’ e dënon dekorimin e diplomates greke dhe motivacionin për të. Për fat të keq të historisë dhe të lidhjeve të shumta miqësore dhe ekonomike mes dy vendeve dhe dy popujve që kanë ndarë hallet me njëri-tjetrin, ambasadorja Sourani, ka punuar për të kundërtën gjatë mandatit të saj në Shqipëri.”- thuhet në deklaratë ku theksohet se ambasadorja duhej përzënë dhe jo dekoruar.

“ZGJIDHJA i bën thirrje kreut të shtetit që të reflektojë dhe ta tërheqë urgjentisht këtë turp që i bëhet emrit të figurës më të rëndësishme historike të Shqipërisë, duke dekoruar të huaj që kanë punuar kundër saj. Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie miqësore, korrekte dhe të barabarta me Greqinë si dy vende fqinje, sepse jemi dy popuj miq që kemi ndarë të mira dhe të këqija, por kurrsesi nuk duhet të lejojë cenimin e kufijve, integritetit territorial të Shqipërisë apo varrosjen e Çështjes Çame, që është themelore për të drejtat njerëzore të shqiptarëve të Çamërisë.” përfundon deklarata.

Comments


bottom of page