Te jetosh me Skleroze Multiple ne Shqiperi
“Nje ditë te bukur vere, u ngrita ne mengjes me plot endrra per jeten.
Oh Zot cpo me ndodh keshtu? Trupin nuk e ndjej dhe kembet me jane renduar si plumb!
Nuk mund të ecja më. Jeta sikur me ndaloi ate cast dhe u kthye si panorame mur ku kishte mbetur vetem e shkuara. Menjëherë u drejtova te mjekja neurologe,e cila pas ekzaminimeve të posaçme më shpjegoi që vuaja nga një sëmundje të padëgjuar nga unë më parë skleroza multiple.
Doktoresha me mirësinë e saj dhe me optimizëm më tha:
- Denisa, mos u shqetëso ne do ja dalim dhe do ta mundim Sklerozën Multiple.
- Oh Zot sa u shqetësova cfare eshte kjo Skleroza Multiple? Hera e pare qe e degjoj.
Nisa të kërkoj në internet për sëmundjen dhe aty kuptova që mund të kisha probleme motorike Gjëja e parë që mu shfaq para syve ishte karrigia me rrota dhe përfundimi i jetës.”
Unë jam Denisa nga Vlora dhe jam një paciente me sklerozë multiple. E diagnostikuar prej 7 vitesh, por e forte per ta perballuar me sukses.
Prej kohësh isha në kërkim të një shoqate për sklerozën multiple ne Shqiperi. Por, nuk po e gjeja dot. Kërkoja të flisja ne pacientë me sëmundjen time, isha e digurtë që ata do më kuptonin gjendjen e përditshmërisë time me këtë sëmundje)
Kerkoja ngado dhe me ne fund nje mikesha ime me ftoi te marr pjese ne nje shoqate qe quhej “ Jeto Perseri”.
Sapo më erdhi ftesa nga shoqata "Jeto Perseri " iu bashkova asaj me një frymë duke shpresuar për një ndryshim megjithese realiteti ne Shqiperi eshte mosbesues.
Dhe ndryshimi i parë erdhi vertete. Une fillova te komunikoj me pacientet dhe jeta ime sikur rifilloi perseri. Tashmë kjo organizatë eshte familja jona dhe ka filluar të zmadhohet dita dites.
Familja ime ka bere plane dhe eshte e mbushur plot me vullnetare qe po luftojne per te fituar dhe per te rikthyer jeten.
Por, te vetem nuk mund te bejme ndryshimin dhe per kete na duhet ndihma juaj.
Te dashur vendimmarres, ministri, pushtet lokal dhe mbare shoqeria ime:
Jemi shume te rinj per te perfunduar ne karroce me rrota.
Nuk mendoni se eshte me mire te jemi te rinj aktive dhe ti sherbejme shoqerise sesa te harruar?
Te jestosh me skleroze multiple ne Shqiperi eshte shume e dhimbshme te dashur miq dhe mikesha.
Dyert e punesimit jane te mbyllura.
Dyert e mbeshtetjes ekonomike jane te paperfillshme.
Rehabilitimi fizik eshte i pamundur pasi mungojne qendrat që mundësoinë trajtime pa pagesë, falas per rehabilitimin fizik.
Perkrahja psikologjike eshte inekzistente.
Rampat dhe aksesi ne rruge publike, transport dhe rampat nuk jane siguruar ende.
Ne ju kerkojme qe te behemi nje familje me e madhe. Bashkohuni me ne ne familjen tone dhe na përkarahni që të ruajmë dinjitetin tonë të humbur nga kjo gjendje.
Na mbeshtesni ju lutem! Ne kemi nevoje per ndihmen tuaj.
Mos na lini te perfundojme ne karroce me rrota. Jemi shume te rinj!
Ju lutem na mbeshtetni te jetojme perseri!
Comments