top of page
Search

Deri kur do jetë në izolim Europa?

Nga Marisa Kotobelli


Deri kur do të mbeten kufijtë të mbyllur në Europë? Kjo është një pyetje shumë

misterioze dhe nuk ka një përgjigje të saktë, por probabilitare.

Nuk ka një strategji konkrete për këtë dhe kjo e vështirëson shumë parashikimin dhe situatën.

Kujtojmë që BE-ja në rastin e Italisë nuk reagoi si një Union, por secili shtet "shikoi hallin e vet".

Të gjithë harruan se kjo pandemi nuk ka efekte thjesht në jetë njerëzore, por më shumë komplikon ekonominë.

Kur mijëra italianë humbnin jetën, solidariteti i BE-së ishte një xhest i munguar.

Mungesa e një Sistemi i Vlerësimit të Risku jofunksional, bëri që Covid-19 të dilte në fushë të hapur e të bënte kërdinë.

Kështu duke mos vlerësuar Riskun, nuk u morën masat e duhura në kohë dhe situata doli jashtë kontrollit dhe pasojat dhe kohëzgjatja mbetën në dorë të virusit. Tashmë mungesa e një strategjie europiane është gabimi i radhës që po bën BE-ja.

Kështu si përherë BE-ja nuk po mundet dot të bëhet një bashkim i vërtetë europian, por shtete të veçuara që shikojnë "hallin e vetë" në finale.

Duket se nuk ka një strategji të përbashkët për daljen nga ky kolaps, por vetëm në kuadrin e këshillimeve.

Kështu, KE ka deklaruar se vendet anëtare të BE-së duhet t’i mbyllin kufijtë deri minimumi 15 Qershor.

Pra minimumi edhe 30 ditë të tjera. Sot, të Premten u bë dhe deklarata.

A është vlerësuar Risku në terma ekonomikë për këtë këshillë?

Këtë nuk e thotë askush.


Deklarata:
“Qëllimi kryesor mbetet ndalimi i përhapjes së koronavirusit përmes udhëtimit”, tha Margaritis Schinas, zëvendës presidenti i Promovimit të mënyrës së Jetësës Tonë Europiane.
“Pavarësisht progresit në disa shtete Europiane, situata në botë mbetet delikate. Ndaj vendimet duhen marrë në mënyrë graduale, dhe kufizime të caktuara të hiqen në momente të caktuara”.

Marisa Kotobelli - Marëdhënie Ndërkombëtare



Comments


bottom of page