top of page
Search

Deshmitarët e rrëmbimit të jetës

Nga Marsida Simo*

Prej vitesh në vendin tonë, vijnë e iknin organizata, grupime njerëzish me qëllime të caktuara, komunitete që pretendojnë të përhapin një frymë të re, me idenë për të qenë shpëtimtarë të jetëve të mbuluara nga errësira. Këto grupime ֞trokasin֞ me informacione të rreme, apo duke marrë zemrat e njerëzve me fjalë mbështetëse. Në këtë mori informacionesh, imazhesh, duket shumë e vështirë të kuptosh të vërtetën e cila bëhet abstrakte sidomos në disa ҫaste kur njerëzit kalojnë fatkeqësi, apo kanë momente dobësie.

Marsida Simo

Këto organizata që mund të deklarohen si humanitare, fetare, apo sekte, shfaqin vetëm majën e tyre të ajsbergut i cili është i shndritshëm, dhe i përngjajnë dy duarve që janë gati të përqafojnë dhe të dhurojnë pikërisht atë që ҫdo kush ka nevojë.

Nga ana tjetër ato ngrejnë kulla të larta që i thithin njerëzit me premtime iluzionare, dhe ia shtrojnë të ardhmen e ndritur përmes rrëfimeve të bazuara nga askushi, për të ikur në askund, kundrejt një ҫmimi të lartë.

Me të drejtë shumë persona mund të ngrenë zërin dhe të tregojnë edhe raste të jetëve të ndryshuara të atyre që janë bashkuar me këto fe apo sekte. Mund të kundërshtojnë fort mendimet se nuk kanë gisht në vetëvrasjen e shumë të rinjve apo moshave të ndryshme. Ndoshta edhe fyhen nëse i emërtojmë si sekt, pasi vetëquhen fe e më shumë se kaq.


Më poshtë po ju sjell vetëm një pjesë nga jeta e Barbara Anderson, në rrëfimet e saj ֞Sekretet e pedofilisë në fenë Amerikane֞ (Barbara-Anderson-Secrets-of-Pedophilia-in-the-Jehovahs-Ëitnesses-2010.pdf).

Barbara që nga viti 1954 deri në vitin 1998 ka qenë dëshmitare e Jehovait. Por pasi ajo vëzhgoi disa sjellje në brendësi të kësaj feje, vuri re një nga problematikat më të mëdha siҫ ishte pedofilia. Pasi e braktisi përfundimisht këtë fe, ajo nuk e la me kaq. Në vitin 2000 ajo takoi Bill Boëen, një ish dëshmitar të jehovait, ku sëbashku hapën një faqe në internet ku ftuan njerëz të ndryshëm të tregonin ngjarje që lidheshin me abuzimet dhe pedofilinë. Vetëm pas pak javësh, në faqe erdhën rreth 1000 rrëfime abuzimi, dhe pas 5 vitesh këto histori shkuan diku tek 7000.

Siҫ e shihni, kjo është vetëm një pjesë asaj që fshihet prapa fasadës së këtyre organizimeve që deklarohen si fe dhe që na tregojnë se shpëtojnë jetë njerëzish. Studiuesit nevojiten t´i hulumtojnë në vazhdim, pa humbur kohë duke gërmuar për ҫdo anë të errët që kanë shkaktuar këto sekte apo fe qofshin. Dhe nëse ne habitemi se dëgjojmë raste vetëflijimi, duhet të kuptojmë se shumë e shumë problematika të tjera të padukshme dhe shumë të dëmshme janë shkaktuar dekadat e fundit.


*Marsida Simo - Sociologe e njohur ne Shqipëri

Comentários


bottom of page