top of page
Search

Deti im ( Durrësit të fëmijërisë)

Poezi nga: Neviana Shehi


DETI IM

(Durrësit të fëmijërisë)


Emri yt më ngjall kaq mall

Gjuhën tënde e njoh kaq shumë

Unë të flas me sy dhe fjalë

Ti më flet me valë dhe shkumë.


Pranë te ndjej çdo çast edhe orë

(Jam me fat që të kam ty)

Ti si mbret i kaltër me kurorë

Unë veshur e gjitha kaltërsi.


Pas më ndjek vështrim menduar

Unë veç para teje s'rritem dot

Se nga ty ,një fjale s'e kam harruar

S'quhesh dot notar ,nëse s'di not.


Brënda meje hyn hapësira jote

Plazhet e pafundme, ky bregdet

Ndaj më duket vetja kaq e kaltër

Dhe një varkë në gjumë,shpesh më thërret.

Neviana Shehi - 2008 - e ripunuar -

Comments


bottom of page