Nga Pajtim Çaushi
Ministri i Mbrojtjes me faqe te fryra nga shendeti ndihet tejet i buzeqeshur kur thotē:
- Nje lajm i mire per luften kunder zjarreve. Nga Hollanda do vine neser dy helikoptere per te vene nen kontroll flaket ne Karaburun dhe keshte shpetohet parku kombetar i Llogarasë... Helikopterë te fuqishem jo si keta tanet...
Sinqerisht u ndieva i turperuar dhe i tallur.
I turperuar per qeveritë e vendit tim.
Ato janë hipokritet ekstreme ndaj popullit të tyre aq durimtar.
Ato u ngjajne shuushunjezave (odheleve) të cilat thithin edhe piken e fundit te gjakut nga skeleti i Shqiperise per te kenaqur plendsat e tyre me babezi te pangopur shtaze...
Edhe me i pashkolluari pyet i habitur, por edhe i indinjuar:
- Pse vendi im me kaq shume pasuri te mbi e nën tokes te mos ketë floten e vet zjarrshuarse?...
- Pse duhet shtrire dora e lipsisë ndaj te tjereve per çdo hall qe na gjen apo e gjejme?...
- Pse Hollanda ka dhe ne s'kemi kur per nga madhesia afy per aty jemi?...
U ndieva i tallur se e di fort mire qe na tallin. Dhe e dini kush na tall?...
Ata qe deri dje kishin mbathje me basme te grisur e plot arna dhe sot kane vjedhur e veshur mbathjet dhe rrobat e djemve te mbretit....
Ata qe pasuroben ne Pandemi me vdekjen tonë...
Ata qe s'marrin dieta sherbimi vetem kur shkojne ne banjë te vjellat e grykesise...
Ata qe debojne nga vendi rinine..
Ata qe tallin pensionistin...
Ata që s'kane as fe dhe as atdhe!..
Ata qe prishen arsimin dhe shendetesinë...
Ata qe po çbejne Shqiperinë...
Dhe ne i durojmë...
Çudi si i durojmë!
Comments