top of page
Search

Dhe një fushë që kishim, "Lali Eri" na e zunë!

Nga Anxhela Qyshka

Fëmija 4 vjeç, që banon në zonën e Unazës së Re në një nga lagjet e reja të Tiranës paguan për të shkuar në Kopësht sikur është në Universitet 15,000 leke ne muaj. Kjo sepse nuk ka shërbim publik. E gjitha kjo ndodh sepse në këtë zonë bëhen vetëm pallate, por jo Çerdhe, Kopshte. Fëmijës në moshë për shkollë i duhet të paguajë për transportin 5000 Lekë/muaj për të shkuar në një Shkollë që mezi ë gjen pas shumë peripecirash. Të dashur miq, realiteti në Astir është i trishtë. Vendi i ndërtimit të Kopshteve, Çerdheve dhe shkollave ka qenë në Planin Urbanistik të ish Komunës Kashar. Po çfarë ndodhi dhe po ndodh? Ajo që ka ndodhur është se në vend të tyre janë bërë pallate, dikush për së gjatë e tjetri për së gjeri. Kur erdhi Erion Veliaj në krye të Bashkisë, të gjithë patën një si shpresë se diçka do ndryshonte. Asgjë nuk ndryshoi, por edhe fusha që ishtë bosh po popullohet me pallate shumëkatësh. Kjo bën që fëmijët e kësaj zone të paguajnë që disa vjeç Çerdhe, Kopshte private me çmime të kripura. Për këtë zonë, shteti nuk ekziston. Shteti ekziston vetëm për pallatet dhe biznesmenët. Askush nuk flet, asnjë media nuk e ngre si problem. Kjo sepse "Lali Eri" mesa duket i dirigjon mediat me lejet e ndërtimit. Për Erion Veliaj dhe Bashkinë e Tiranës nuk është problem nëse qytetarët, në vend që të marrin këtë shërbim publik nga shteti e paguajnë sa " frëngu pulën" në privat. Demagogji e gjallë.... Unaza e re nuk ekziston për Bashkinë e Tiranës, por vetëm komplekset e pallateve në një zonë me risk të lartë sizmik. Pallatet tek fusha bosh ku shpresohej të bëhej shkollë, kopësht po pushtohen nga pallatet. Dhe fushat e Yzberishtit po pushtohen nga Pallatet, ndërkohë Infrastruktura e Kopshteve dhe Shkollave është harruar.

Të gjithë rendin të babëzitur pas një zhvillimi klienteliste dhe pa të ardhme.

Nëse ish Komuna Kashar bëri këto akte arbitrare dhe antikomunitare , të njëjtën gjë po bën edhe Bashkia Tiranë në vitin 2020! Abuzimi vazhdon....

Zhvillim pa vizion dhe në dëm të së ardhmes.



Comments


bottom of page