Shqipëroi: Elida Buçpapaj
Dhe pastaj bëni dashuri. Pa seks, thjeshtë dashuri. Dhe me këtë dua të them puthjet e ngadalta në gojë, në qafë, mbi bark, mbi shpinë, kafshime në buzë, duart gërshetuar dhe sytë brenda syve. Me këtë dua të them përqafime aq të puthitura sa bëhen një gjë e vetme, trupa të futur tek njëri tjetri dhe shpirta në përplasje, përkëdhelje mbi gërvishtjet, rroba të zhveshura së bashku me drojat, frikat, puthje mbi dobësitë, mbi shenjat e plagëve të një jete që deri në atë moment ka qenë pak e gabuar. Me këtë dua të them gishtat mbi trupa, krijoni konstelacione, thithni aroma,zemrat që rrahin së bashku, frymëmarrje që udhëtojnë me të njëjtin ritëm, dhe pastaj buzëqeshjet, e sinqerta që kishin pak që nuk ishin më të tilla. Prandaj bëni dashuri dhe mos kini turp fare, sepse dashuria është art, dhe ju kryevepra
Burimi: VOAL
Comments