top of page
Search

Dhoma Ekonomike e Gruas, bashkëpunim me Ministrinë e Financave

Dhoma Ekonomike e Gruas do të kontribuojë në hartimin dhe zhvillimin e politikave më të mira për fuqizimin ekonomik të gruas.

Themelueset e Dhomës Ekonomike të Gruas zhvilluan një takim virtual me Zëvendësministren e Financave Vasilika Vjero. Gjatë këtij takimi, Kryetrja e Dhomës Antonela Hako, prezantoi Dhomën dhe Objektivin e saj. Ajo theksoi se Dhoma kërkon të bashkëpunojnë me institucionet politikëbërëse duke kontribuar me propozimet dhe kërkesat që vijnë nga komuniteti dhe rrjeti i grave sipërmarrëse.


“Një network i gjerë i grave, do t’i mundësojë Dhomës të sigurojë studime dhe vleresime të tregut  në sektorë të ndryshëm të saj, të cilat do të vlejnë si bazë për politika zhvillimi”, tha Hako.

Duke i përgëzuar për nismën, zonja Vjero, theksoi se Dhoma e Grave do të marrë rëndësi për ministrinë e Financave, pasi kontributi i saj vlen për hartimin e politikave, ligjeve dhe normave sa më pranë realitetit te prekshëm të komunitetit të grave”. Pjesmarrja e grave sipas saj do të mundësojë fuqizimin e gruas në sipërmarrje, në ndërmarrje të vogla dhe të mëdha.

Dhoma Ekonomike e Gruas është ngritur së fundi, nga një grupim grash sipëmarrëse dhe eskperte në fushën e konsulencës së biznesit.

Ato janë:

Antonela Hako, Kryetare e Dhomës. Drejtuese e kompanisë Hako, karriera e saj nis me studimet në ekonomi. Në vitin 1990 angazhohet me punë pranë qendrës së informatikës ekonomike në Tiranë. Pas emigrimit, 4 vite në Greqi, rikthehet në Shqipëri për t’u marrë me biznes. Sot, Hako ka mbi 200 të punësuar në të gjithë vendin, ndërsa kanë nisur projektin e zhvillimit edhe në Kosovë.

Antoneta Ndreka, sipërmarrëse e Lufra, e angazhuar prej 20 vitesh në menaxhimin e cilësisë pranë Lufra-s, planifikimin e menaxhimin e burimeve njerëzorë dhe planifikimin e prodhimit. Ajo ka ndjekur kurse për teknika dhe procese të ndryshme të prodhimit të qumështit UHT, të marra në disa module në Itali në grupin Parmalat. Përmes USAID / Partnerët, ajo bëhet pjesë e disa programeve kualifikimi fokusuar tek drejtuesit e industrisë së qumështit.

Albana Muçaj, gazetare e çështjeve ekonomike dhe eksperte në fushën e komunikimit, prej 4 vitesh drejton qendrën Multifunksionale Kallz. Sipërmarrje e fokusuar në shërbimet për fëmijët, prindërit, familjen. Krahas programit pas shkolle, kurseve dhe programeve verore dhe dimërore për fëmijë e të rritur, Albana vjen edhe me një media dedikuar prindërve dhe fëmijëve, Revista Kallz.

Alida Kondi, e diplomuar në fushën e ekonomisë në manaxhim turizmi dhe administrim publik, ka një përvojë 30 vjeçare në zhvillimin e SME-ve, politikave të SME-ve, zhvillimit të turizmit, organizatave të biznesit dhe konsulencës. Prej 9 vitesh, Alida drejton organizatën jo-fitimrurëse “Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë”, me fokus zhvillimin e SME-ve, sipërmarrjes e biznesit social dhe shoqërisë civile.

Eglantina Aliaj është drejtuese e hotel New York, Vlorë. Angazhimi i saj në fushën e shërbimit të hoteleri turizmit mundëson ofrimin e një standardi cilësor shërbimi. Ajo menaxhon rreth 40 të punësuar, nga të cilët 27 janë gra.

Irena Toçi, prej 10 vitesh drejton Shtëpinë Botuese Toena në Tiranë, me një aktivitet të spikatur në fushën e botimit dhe të promovimit kulturor. Ajo është vlerësuar ndër vite nga institucione të ndryshme për kontributin e saj në këtë fushë. Irena ka përkthyer disa libra dhe ka punuar në cilësinë e kryeredaktores.

Klodiana Ajazi ka një experiencë të gjatë në shitje dhe marketing në koorporata të mëdha në vend. Klodiana ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese në zhvillim biznesi. Ajo ka themeluar dhe drejton kompaninë Inovest, me fokus menaxhim projekti në sektorin e ndërtimit dhe është bashkëthemeluese e drejtuese në agjencinë e marketingut Novus.

Lori Kapaj, menaxhere e përgjithshme e ALSA sh.p.k. Vlorë. Kompania e saj operon në industrinë e përpunimit të mishit prej 1993. Në jug të vendit ALSA është e pranishme prej 1998 ndërsa në rajonin e Shkodrës dhe Veri të Shqipërisë që nga viti 2013.

Tereza Gega, është administratore e sipërmarrjes artizanale “Zadrim”, Lezhë. E diplomuar në fushën e ekonomisë ajo është sot edhe presidente e Dhomës së Zejtarëve. Me kompaninë e saj dhe punimet e zonës, ajo ka marrë pjesë në disa panaire e konferenca ndërkombëtare.

Valbona Begolli, CEO e Alb Group, ka sjellë risi në fushën e shërbimeve, higjienës, distribucionit, dhe formimit. Prej 10 vitesh në sipërmarrje, Begolli ka kontribuar në fuqizimin e kapaciteve në tregun e punës.

Ylldise Brahimaj, është Drejtore Ekzekutive e VRDA Foundation. Ajo është eksperte në Menaxhimin e Projekteve dhe Zhvillimin e SME-ve në:  EU-SME project, EBRD,USAID,UNDP,GIZ  WEB4YES. Kualifikimet e saj janë në menaxhimin dhe ekspertizën e SME-ve, /Trainim/coaching /Mentorim, e specializuar në disa fusha të biznesit.


Comments


bottom of page