top of page
Search

Diabeti dhe dieta 7 ditore nga Dr.Anila Kalleshi

Rregullat që duhet të respektojnë diabetikët për orarin e ngrënies, sasite, vlerat kalorifike, alkooli dhe frutat. Ja dieta javore për diabetikët Diabeti dhe dieta 7 ditore Një i sëmurë me diabet, më shumë se një kufizim ushqimor, kërkon ndryshim të stilit të jetesës, i cili duhet orientuar jo drejt kufizimit të ushqimit, por drejt menaxhimit më të mirë të mënyrës së të ushqyerit, ku një rol të rëndësishëm luan përcaktimi i rregullt i vakteve dhe sasisë së ushqimeve që duhen ngrënë në secilin vakt.

Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit. Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak kur ndjekin dietën specifike të rekomanduar për çdo person me diabet. Dieta e personave diabetikë varet nga metabolizmi bazal, nga koeficienti i masës trupore BMI i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit)si dhe nga aktiviteti i tij fizik. Një person diabetik duhet të konsumojë 3 vaktet kryesore dhe 2-3 vakte të ndërmjetme. Shumë e rëndësishme është që vaktet të merren pothuajse në të njëjtën orë çdo ditë dhe hapësira nga vakti në vakt të jetë e njëjtë. Një diabetik duhet të respektojë këtë rregull që të mos lërë kalimin e shumë orëve pa ngrënë. Një vakt ushqimor duhet të përmbajë me patjetër karbohidratet e nevojshme. Ndërtoni një plan të ushqyerjes në të cilën të keni kontrolluar kaloritë, karbohidratet dhe sheqernat. Një dietë e mirë për personat që vuajnë nga diabeti duhet të konsistojë në konsum të sasive të bollshme të proteinave bimore, si: drithërat, patatet dhe proteinat e tjera që përmban mishi, peshku dhe veza. Një tjetër grup i rëndësishëm është dhe futja e sheqernave në organizëm, orientimi i të cilave duhet të jetë drejt atyre me bazë bimore dhe sasi më të pakta shtazore, si dhe sheqernat e shpejta që janë në përmbajtje të qumështit apo frutave. Yndyrat luajnë një rol të rëndësishëm, por këto të fundit duhet të përzgjidhen me kujdes në grupin e yndyrave me bazë bimore. Kombinimi i këtyre elementeve mund të ndihmojë në largimin e problemeve dhe mbajtjen e një regjimi të rregullt të sëmundjes. Duhet të kufizoni sa më shumë kripërat për të kontrolluar tensionit arterial dhe proteinat për të mbrojtur veshkat. Nëse jeni mbipeshë, humbja e saj do të ndikonte në përmirësimin e sheqerit dhe tensionit arterial. Përqindja e përbërësve kryesore ushqimore të një vakti duhet të orientohet drejt një skeme të tillë ku: 40 % duhet të jenë karbohidrate, 40 % duhet të jenë proteina, si dhe pjesa e mbetur prej 20 % duhet të përbëhet nga yndyrat, kryesisht ato që listohen si yndyra të mira. Ekziston një grup ushqimesh të cilat mund të merren dhe pa sasi të kufizuara, pasi përbërja e tyre nuk sjelle dëme në organizëm, ndryshe nga sa mund të ndodhë nëse marrim sasi të mëdha të ushqimeve të tjera që mbeten jashtë kësaj liste. Në listën e ushqimeve që mund të konsumohen pa kufij nga diabetikët janë: uji, kafeja pa sheqer, çajërat pa sheqer, rrepat, specat, spinaqi, kungujt, sallata jeshile, qepët, panxhari i kuq, lëngu i zarzavateve, lakra e bardhe, lulelakra, kastravecët, domatet, patëllxhanët, domatet, bamjet, karotat, mollët”. Sasitë ashtu si dhe vlerat kalorifike kanë shumë rëndësi në ushqyerjen e një diabetiku, Këshillohet një sasi qumësht 200 ml, kos frutash 180 gr, 50 gr, bukë me drithëra 60 gr, oriz i gatuar 50 gr, makarona të gatuara 50 gr.patate 60 gr, bizele të gatuara 20 gr, fasule të bardha bishtaja 2 lugë supë, bizele të vogla 50 gr. Personat që konsumojnë më shumë bulmet me pak yndyrë kanë më pak mundësi të preken nga diabeti i tipit 2. Një proteinë që gjendet tek bulmeti mund të rrisë sekretimin e insulinës. Një shumëllojshmëri ushqyesish, si vitamina D, kalciumi dhe magnezi, mund ta ulin rrezikun e diabetit. Përdorimi i drithërave të ndryshme është masa më efikase për parandalimin e diabetit. Zarzavatet dhe perimet janë armiqtë më të mirë që frenojnë problemet që diabeti sjell në organizëm. Dieta ushqimore duhet të ketë në përmbajtje të saj sasi të bollshme ditore të perimeve dhe zarzavateve jeshile. Përdorimi i gjallë këtyre zarzavateve në sasi të mjaftueshme si gjatë drekës apo dhe darkës, çdo ditë është një mundësi e mirë për të kontrolluar këtë sëmundje. Kjo pasi në përmbajtje të këtyre zarzavateve gjenden sasi të shumta antioksidantësh, vitaminash dhe kripërash minerale dhe fibra të cilat luftojnë radikalet e lira që pengojnë qarkullimin e lëndëve ushqimore nëpërmjet gjakut për në organet e tjera jetësore. Sa më pak të gatuara të jenë perimet dhe zarzavatet, aq më mirë i bëjnë organizmit, pasi gatimi shpesh herë humbet sasinë e vitaminës C që perimet kanë në përmbajtje të tyre, së bashku me shumicën e mineraleve që i shoqërojnë. Është e këshillueshme pirja e ujit në të cilin më parë janë zier perimet. Ky ujë ka në përmbajtje të tij sasi të bollshme të mikroelementeve të dobishme, siç janë zinku, magnezi, kaliumi, të cilat e ndihmojnë organizmin të kryejë më me lehtësi funksionet. Organizmi ka nevojë edhe për një sasi të caktuar yndyrash.




Comments


bottom of page