top of page
Search

Dikur, kur kishim Ndërmarrje Pyjore

Nga Mirela Cela Jorgo


Dikur kemi patur Nderrmarje Pyjore ne çdo qytet dhe Drejtoria e pergjithshme e pyjeve ne Tirane


Ju kujtohet filmi shqiptar " Treni niset në 7 pa 5" me aktoren Eva Alikaj dhe Xhevdet Ferrin e cila luante rolin e nje specialisteje llogaritare ku shihte dhe denonconte abuzimin me pyjet, në një qytet verior, nga pergjegjesi i ndërrmarjes sē asaj zone

Vertet ky ështē film i kohës sē komunizmit dhe propaganda që shoqeronte keta filma ishte i dukshëm , ama mos e mohojme çfare pergjegjesie e madhe ishte per te mbrojtur ato pyje dhe denimi qe merrje per abuzimin në kurriz të mjedisit ishte aq i frikshēm sa duhet ta masnin kokēn me pe

Ku i ke sot specialistet e pyjeve? Jane kthyer ne ojf zhvatëse dhe hajduta fondesh , qelepire të çdo lloj pushteti , maskarenjë llapaqensh vetëm për tu dukur në ndonjë emision mjedisi etj etj


Sot në këtë situatë po kuptojmē se në çfarē katastrofe mjedisore është zhytur vendi. U dogjēn edhe pyjet e komunizmit, u shkaterruan shtratet e liqeneve dhe lumenjve nga ndërtimet , nuk kemi kanale kulluese apo vaditese te bujqësise, etj etj


A e dini sa rezervuare ishin ndërtuar para viteve 90? 635 rezervuar ne gjithë vendin. Edhe Liqeni Artificial i Tiranes eshte një rezervuar i madh i ndertuar po ne kohën e komunizmit


Ai rregjim diktatorial të merrte frymen dhe shpirtin nese abuzoje me fondet shtetetore.

Pas 30 vjet " demokraci" jo vetēm qē nuk i ruajtëm ato pak vlera qē ekzistonin , por nuk mbollēm as njē pemē , shembēm dhe dogjēm të gjitha pyjet . Shkaterruam organizimin e punës përr t' i mbrojtur duke vendosur batakçinje, hajdutë, maskarenje partish ne krye të ketyre institucioneve shtetërore

Mallkimi i ketij vendi iu ndjektë nga pastë, edhe pas vdekjes

Commentaires


bottom of page