Ka ndodhur dikur si para Krishtit
(kështu i thonë kohës para tërmetit)
do bëjmë koncert në prag fundvitit,
të gëzojnë me këngë dhe valët e detit.
Diku një i dehur këngës ia mori,
dikush teshtiu sikur nga gripi, u thyen pllakat, u derdh zhavori, u mbajt fjalimi, u pre dhe shiriti. - Ja sot po inagurojmë pedonalen, (jo shqip: përurojmë këmbësoren), si gjerdan do e bëjmë lungomaren (jo bregdeten apo shetitoren)... Veç të mos preket asnjë grabitës, për "lungomaren" - plazhin qytetit... Qeshi diku kokoshi zbavitës, gajasen në kor peshqit e detit. Pa na tundur tërmeti, krisi iku firma me emrin etnik Fusha apo Mali, Shetitorja mbeti me gropa e vrima, traseja me dredha porsi bisht djalli. Ka mbetur veç një skrep si jetimi, pa vëllezer e motra, pa babë e nënë, i harruar dhe kapluar nga trishtimi ditën nën diell dhe natën nën hënë.
Comments