top of page
Search

Disa fakte dhe parashikime: Nje PD me Foltoren apo me Bashen?

Ne menyre te pavarur dhe transparente desha te jepja disa fakte, ne menyre qe lexuesit te mendojne objektivisht dhe jo me ngjyra ne lidhje me kete ceshtje.


Fakti i pare: Kur Basha humbi zgjedhjet ne Prill 2021, nuk dha doreheqjen sic duhej te bente, jo vetem per hir te zhvillimit te nje gare reale dhe per shendoshjen e demokracise brenda PD.

Dhe jo vetem kaq, por ai nuk i la kohen e nevojshme per reflektim te anatereve dhe drejtuesve te Partise, por brenda nje kohe te shkurter beri zgjedhje brenda Partise.


Fakti i dyte: Nuk mund te mohojme faktin se gara ishte e pabarabarte dhe nuk pati kohe per te zhvilluar nje fushate te vertete. Por, edhe ne keto kushte elektorati i PD-se ne menyre masive e rivotoi Bashen.


Fakti i trete: Dr.Berisha e mbeshteti Bashen per te riardhur ne pushtet me heshtjen e tij dhe me aprovimin dhe mbeshtetjen e tij edhe pse jopublike.


Fakti i katert: Kur Berishes ju prish interesi personal, iu kundervu Bashes. Pa dale nga DASH deklarata per Berishen Non-grata gjithcka shkonte per mrekulli dhe Luli ishte i zgjedhuri.


Fakti i peste: Basha tregoi nje klas te larte politik ne eleminimin e doktorit, cka tregon se ai nuk eshte politikani i dobet qe eshte menduar, por thjesht luan nje loje.


Fakti i gjashte: Berisha ka nje popullaritet ne PD-ne historike qe mund te shkoje deri ne 30% te PD-se. Basha ka perkrahje me te madhe edhe per faktin se Berisha eshte perjashtuar si person qe mund te vije ne pushtet.


Fakti i shtate: PD-se i duhet nje lider i ri, por ne situaten qe jemi nuk eshte e mundur pasi demokracia ne PD eshte ne nivelin me te ulet historik.


Parashikimi i pare : PD do shkoje drejt percarjes dhe Berisha me shume gjasa do krijoje nje parti tjeter politike edhe me ndihmen e Metes, por influenca amerikane do beje qe Berisha te shkoje ne nje minimum te paperfillshem.


Parashikimi i dyte : Basha do te jete Kryeministri i ardhshem i Shqiperise ne vitin 2025 edhe pse nuk do e kete mbeshtetjen e shumices se shqiptareve.


Comments


bottom of page