Të dashur miq! Në këtë dynja nuk ka gjëra të lehta. Jeta është mbushur me sprova të ndryshme që kanë sebepe të ndryshme.
Më poshtë kam listuar disa nga gjërat që mund të bëjmë këto ditë. Mund të ketë dhe plot të tjera dhe për këtë ju ftoj ta plotësojmë listën e të lehtësojmë sadopak njëri tjetrin.
- Ju lutemi zbatoni këshillat e OBSH dhe të doktorëve specialistë!
- Qëndroni në shtëpi nëse keni mundësi.
- Merruni me sport
- Luani me fëmijët tuaj
- Qëndroni me njëri tjetrin
- Lexoni një libër edhe çfarëdo që keni në shtëpi
- Filloni një Kurs Online që në fund të keni një Çertifikatë e cila ju vlen për punën.
- Mësoni një program
- Mësoni një gjuhë të huaj
- Mësoni mësimet e shkollës dhe mbushni boshllëqet që keni.
- Mësoni të meditoni
- Bëni falje sa më shumë dhe dua
- Lutjuni Zotit
- Bëni Yoga
- Bëni ushtrime frymëmarrjeje.
- Dëgjoni muzikë relaksuese
- Mësoni një gjë që e keni pasion si kërcim, kitarë etj
- Qëndroni 10 minuta vetëm dhe pyesni veten cili është qëllimi ynë në këtët jetë?
- Mendoni për Zotin dhe dashurinë e tij për krijesat.
- Presim sugjerime se çfarë të shtojmë tek Lista
Të dashur miq, koha është flori! Shfrytëzojeni dhe kthejeni në pozitivitet!
Pas vështirësive, vjen lehtësimi!
Me respekt: Tanush Çaushi
Comments