Vahdon ende agonia e pritjes për fillimin e ndërtimit të Çerdheve, Kopshteve, Shkollave për zonën e Unazës së Re.
Disa pyetje që mbeten prej vitesh pa përgjigje për ç’do Kryebashkiak të radhës, këtë radhë po ja drejtojmë Zotit Veliaj, i cili është edhe në mandatin e dytë, “marshallah”:
- Zoti Veliaj keni harruar se kjo zone është pjesë e Bashkisë së Tiranës? Çfarë investimesh keni kryer në Infrastrukturën e edukimit vitet e fundit? Eshtë pjesë e Bashkisë kjo zonë, apo pyetja po ju drejtohet gabimisht?
- Zoti Veliaj,kur pritet të ndërtohen Çerdhe, Kopshte, shkolla në zonën e Unazës së Re?
- Taksa e Infrastrukturës, Zoti Veliaj që kemi paguar për dhjetra e dhjetra pallate 8-katësh nuk është përkthyer në investime, ku kanë shkuar paratë tona? Kur do na kthehen bashkë me kamatvonesën?
- Ndërkohë që vitet po kalojnë dhe fëmijët tanë shkojnë në Çerdhe private, Kopshte Private dhe Shkolla me furgona private, ku është vallë shteti social? Ku janë taksat që kemi paguar dhe paguajmë përditë?
- Kostor për një fëmijë në Çerdhe dhe Kopësht shkojnë mesatarisht 15,000 deri 16,000 Lekë në muaj Zoti Veliaj, kush I paguan këto lekë? A do na i rimbursoni? Si do zgjidhet kjo punë?
- Nëse pretendon se je parti e majtë dhe zemrën e trumbeton se e ke në krahun e majtë, ku është shteti social për fëmijët tanë?
- Zoti Veliaj, qytetarët e Tiranës janë të kategorizuar apo janë të barabartë?
- Zoti Veliaj a është shpërndarë drejt buxheti për arsimin në Bashkinë e Tiranës? Përse shumë zona me numër popullsie më pak se kjo zone kanë pëfituar investime dhe kjo zone jo?
- A janë fëmijët tanë ndryshe nga fëmijët e qendrës?
- Kur do fillojë ndërtimi I Infrastrukturës për edukim në këtë zone?
E megjithatë, Unaza e Re, vazhdon të jetë pa Infrastrukturë në edukim. As Bashkia as Ministria nuk na sqaron për këtë çështje. Dhe kjo që po shkruaj nuk është politikë e njëanshme, por një këmbanë alarmi.
Premtimet, tashmë e kemi kuptuar se janë të parealizuara dhe të përsëritura.
Më e keqja është se as Opozita nuk e ngre zërin për këtë çështje? Ku është Opozita vallë?
Të dashur opozitarë ne na duhen Çerdhe, Kopshte, Shkolla dhe jo demagogji. Kjo është politika që na duhet. Pse nuk e keni ngritur fare këtë si shqetësim?
Presim dhe presim, shpresojmë kjo pritje të mbarojë një ditë...
Comments