top of page
Search

Disa këngë çame për Hënën

* * *

- Hënëz, moj hënëz - o,

mos ma pe babanë - o?

- E paçë në mal

tek po ngiste stan,

e paçë në fushë,

e putha në gushë.

E paçë në arë,

e putha në ballë.

- Hënëz, sa të dua,

puthe dhe nga mua!

Konispol

* * *

Hënë e re, vashë e re,

ti gërshet, u shëndet,

ti si drapër, u si gjarpër,*

ti me kokë tambura,

u me qesen plot para!

Mursi


* * *

- Hënë, hënë, kako hënë,

thuam atje ka ke klënë,

mos na pe babanë tënë?

Gjashtë vjet gurbet ju bênë!

- Atje lart e paçë prëmë,

hedhur këmbën mbi këmbë,

pi ujë me tas të ergjëndë.

Paramithi


* * *

- Hënë, hënë, moj ilbere,

shtive thikën e më there!

- U nuk e shtura mbi tinë,

e shtura mbi pleqësinë.

Pleqësinë farë- farë,

dimbëdhjetë pleqtë e parë,

di e di zunë davanë,

se vrau vëllaj vëllanë!

- Jo, jo vëllaj vëllanë,

po atë aga mavrinë

që varfëroi varfërinë.

Grikëhuar - Gumenicë


* * *

- Hënë, hënë, peri hënë,

që na feks gjithë vëndë,

mos na pe dajon tënë?

- Në Janinë e paçë prëmë

me di vashazë në duar,

të bardha si klumushtuar,

ish klënë i haraboruar!...

Shëmrizë - Gumenicë


Shënim:

Marrë nga botimi i folkloristit të shquar Fatos Mero Rrapaj

KENGE POPULLORE NGA ÇAMERIA, Tiranë - 1983


Comments


bottom of page