top of page
Search

Disa këshilla për prindërit që kanë fëmijët në moshë shkollë (mësimi online) nga Marsi Simo*

Mësimi online. Disa këshilla për prindërit që kanë fëmijët në moshë shkollë (mësimi online) Për rreth tre javë, mësimi po realizohet online. Madje këto ditë po kryhet edhe testimi i tremujorit, ku mësuesit duhet të bëjnë vlerësimet përkatëse. Ja disa këshilla për prindërit. Mbani kontakt me mësuesit Komunikimi me mësuesin duhet të jetë i vazhdueshëm për të kuptuar nëse dhe ju si prind mund të kontribuoni në procesin e këtij lloji të ri mësimi. Koordinoni oraret Nëse edhe ju si prind punoni, koordinoni oraret më kohën kur fëmija është në mësim. Nëse e keni mundësinë për fleksibilitet, kohën e studimit bëjeni bashkë po ashtu edhe pushimet. Bashkëpunues por jo kopjues Nëse fëmijët ju kërkojnë ndihmë në momentin kur kanë testim online, kjo nuk është gjëja që duhet të bëni. Nëse ju hapni librin dhe i tregoni në provim, vetë mashtroheni me një notë të mirë, duke treguar modelin e një prindi që gënjen. Jepni ndihmën para se të kryhet testimi. Zbuloni aftësitë Kjo periudhë do ju ndihmojë të kuptoni më shumë mbi aftësitë e fëmijës tuaj. Ndaj pjesën tjetër të kohës kalojeni mbi këto aftësi, hobi apo pasione. Kontaktoni me prindërit e tjerë Flisni me prindërit e tjerë rreth problemeve që ju hasni, duke shkëmbyer eksperiencat tuaja. Pyesni dhe tregoni. Nuk është turp të flasësh për vështirësitë që keni.


*Marsi Simo - është Sociologe me gradën PHD

Marsi Simo













Comentários


bottom of page