top of page
Search

Disiplinimi pa dhunë, për prindërit dhe mësimdhënësit - Nga Rrezearta Sahiti

Disiplinimi pa dhunë

Për prindërit dhe mësimdhënësit

Tashmë dihet se dhuna ndaj fëmijëve nuk është e mirë gjithashtu as disciplinuese.

Te nderuar,para se të përdorni këtë metodë edukimi,mendojini këto 5 gjëra:

1.Fëmiu i vogël është imitatori më i mirë juaji. Kur ju e godisni atë ,i dërgoni mesazh të fuqishëm se “është në rregull” t’i godasësh të tjerët kur je i nervozuar e posaqërisht ata që janë më të pafuqishëm se ne .

2.Për fëmijët më të rritur,ndëshkim është edhe një ngatërrim (përlarje)i vogël.Ma thuani ju si prindër kur ka qenë hera e fundit kur e keni respektuar dhe dëgjuar dikë me të cilin jeni zënë më përpara?

3.Ndonjëherë fëmiu juaj sillet keq për një arsye të thjesht- t’a terhjek vëmendjen tuaj.E hakmarrja juaj në këtë skenar të tyre i nxit ata në përforcimin e bindjes se pikërisht këto sjellje të tyre iu bëjnë juve të përqëndroni vëmendjen tek ata.Dhe kjo vetem se do e stimuloj sjelljen e keqe tek ta.

4.Fëmiu juajështë më i menqur sesa ju mendoni.Gjatë ndëshkimit nga ana juaj ai do mendojë se”..sot u ndëshkova që e bëra këtë por herën tjetër unë do e bëj kur sdo me shohin”.Dmth rrahja nuk do t’iu tregoj atyre se ishte e gabuar vepra të cilën e bëri por do iu dërgoni porosi se ata u futën në një problem edhe më të madh duke mos iu dhënë mundësi të bëjnë dallimin e të mires dhe të keqes,do i nxisni ata te veprojne pas “shpinës suaj”.

5.Dhe më e keqja do jetë në ato momente te nervozes ju nuk do mund ta kontrolloni forcën tuaj,duke e rrahur fëmiun tuaj ju mund tI shkaktoni atij lëndime trupore të cilat as dhimbja e tyre e as vetfajësimi juaj nuk mund t’i përmirësojë.Dhe në këto raste rezultati i vetëm që vie nga ai ndëshkim do jetë:lëndimi I shkaktuar,pajtimi i menjëhershëm dhe asnjë mësim më shumë.

Dhe kurrë mos e harroni se fëmijët që rriten duke ushtruar dhunë mbi ta ,do bëhen të dhunshem me sjellje agresive të cilën do e manifestojne tek moshatarët e tyre apo edhe më të vegjël se ata.

Dhe unë jam e sigurt se ju nuk e dëshironi që fëmiu juaj të edukohet në këtë mënyrë. Edhe pse sa herë që dy fëmijë rrihen mesveti në e i quajmë-ngucakeqë, Kur një fëmijë sulmon një të rritur e quajmë-sjellje e keqe, ndersa kur një i rritur sulmon një të rritur tjetër -armiqësi.

Përse të quhet-edukim kur fëmiun e rreh prindi i tij? Fëmijët e rrahur ,do kenë:

-Rrisk të lartë për çrregullime psiqike në të ardhmen , -Performansë të keqe në shkollë,

-Depresion dhe nivel te ulët të vetbesimit, -Dështim në arritje, -Probleme me ligjin,

-Socializim të varfër.













Dr.Rrezearta Sahiti-Psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë.

Comentarios


bottom of page