top of page
Search

Dita e parë sherr, jo mall...nga Pajtim Çaushi

Deputetët pas pushimeve

Të rrëzitur nën diell kanë marrë ngjyrë të zeshkët, esmere, të kaftë. Nga faqet, të pasmet dhe barku janë fryrë. Gjestet e mimika të dyllta, të plastelinë. Fjalët të hidhura si gjembaçet e gomarit në gusht. Tonin e zërit të ngritur si klarino e prishur.


Në sallën kuvendore

Zakonisht njerëzit takohen me mall, kur i kanë munguar njëri tjetrit disa kohë. Deputetët tanë jo. Sherr me ata që ikën, grindje me ata që kanë... Pra. fjalē, vetëm fjalë. Kakofoni e xhurmëri si tufa me grerëza. Mirëpo, nuk zien pilafi me fjalë, thonë kinezët!

Nisen pozat teatrore para kamerës, shkelje syri e takime gjunjësh, gajasje si krisma e sms intime.


Në foltore e komisione

Ata që i votuan presin ç'do thonë për ta, se boll probleme ka. Prit e jo, hap veshët hiç. Ja pra, s'ka asnjë problem vendi e njerëzia! Po të kishte kush tjetër do t'i çonte në kuvend veç baballarëve të vegjëlise?...

Pra, s'ka papunësi, s'ka braktisje të vendit, s'ka korrupsion në çdo qelizë të administratës... s'ka braktisje... s'ka vrasje, rrëmbime, aksidente... s'ka zjarre në pyje ... s'ka... s'ka... s'ka!..


Atëhere, ç'ka?...

Po, ka një!... Veç një dhe vetëm një!...

Të hetohet Presidenti që dje vet e vumë!...

Të hiqet se gabuam!...

Të ç'bëhet se deshi të na kthente datën e votimeve të 30 qershorit!...

T'i fshihet emri se hiqet si Mic Sokoli e bën gjeste shqiponje!...

Të ikë, të ikë, të ikë se dashka zgjedhje me 13 tetor!

S'ka zgjedhje, ka votime, ato u bënë e kryetarët u vunë... Tani s'ka, ik!...


Po tjetër, o baballarë?...

Votuesit presin me veshët big. Nuk pritën gjatë se përgjigja zbriti shpejt si vetëtima nga retë:

Kjo qe, tjetër s'ka!... Hajde, natën e mire, pra!...

Turma mërmëriti ca fjale të hidhura të Çajupit, thënë fillimshekullit të njëzetë. Kuptohet, pakëz më ndryshe:

"U plastë koka more baballarët tanë!...

U thaftë gjuha more bejlerët tanë!...

U daltë koqja more të pacipët tanë!...

Kommentarer


bottom of page