Ditët e javës në gjuhë të ndryshme gjejnë pikëtakime. Emërtimi i secilës prej tyre nuk është i rastësishëm.
Vërtetimi i parë që midis ditëve të javës dhe trupave qiellorë ekziston një lidhje e dukshme, i dedikohet Vettio Valentes, një astrolog i cili shkroi “Anthologiarum” rreth vitit 170 pas Krishtit.
Radha ishte e tillë:Helios, Selene, Ares, Hermes, Zeus, Afërditë, dhe Kronos. Kjo skemë ishte përhapur nga Greqia për në Romë dhe pastaj nga latinishtja në të gjitha gjuhët e tjera.
Gjashtë nga emrat e ditëve të javës kanë një korrespondencë me kalendarin qiellor romak. Hyjnitë janë zëvendësuar me emra latinë.
Në gjuhët gjermanike, e Marta është caktuar Tyr, perëndi e luftës, i cili korrespondon me Marsin latin. E mërkura Odini, zoti i diturisë dhe i magjisë, i përafërt me Merkurin. E enjtja Thor, Zot i bubullimës që i korrespondon Jupiterit. E premtja Freya (ose Frigg) perëndeshë e dashurisë si Venusi i romakëve. E hëna dhe e diela, në përgjithësi kanë një referencë të drejtpërdrejtë me Hënën dhe Diellin.
Ndërsa për të shtunën, ka origjina të ndryshme. Në gjuhën angleze dhe holandeze është ruajtur referencë e drejtpërdrejtë me perëndinë romake origjinale (Saturni).
Në gjermanisht, rrjedh nga forma e vjetër sambaztac Samstag, e cila analogon me festën çifute të së shtunës, si në shumicën e gjuhëve neolatine.
Në gjuhët skandinave, emri i së shtunës do të thotë "ditë për të larë", nga rrënja e lashtë nordike laugr, banjo. Kjo vjen nga tradita e Vikingëve për të bërë banjë të shtunave. Ndërkohë në gjuhët sllave, emrat e ditëve të javës kanë një kuptim krejtësisht numerik. E dielë do të thotë "nuk punon". E hënë do të thotë "e nesërmja e ditës në të cilën nuk punon". E martë do të thotë "i dytë", ndërsa e mërkurë do të thotë "në mes", në lidhje me pozitën e saj në krahasim me ditët e tjera. E enjte do të thotë "e katërta" dhe e premte "e pesta". E shtuna derivon nga shabbah e hebraishtes.
Dita e parë e javës është konsideruar e hëna. Në gjuhën irlandeze e hëna, e marta dhe e shtuna ruajnë origjinën e tyre Latine. Emrat e tjerë mbështeten në traditën katolike. E mërkurë do të thotë "agjërim i parë", e premte "agjërimi" dhe e enjte "dita midis dy agjërimeve”.
E dielë do të thotë "ditë e Zotit." Gjuha e Uellsit, edhe pse jo një gjuhë neolatine, i përmbahet me besnikëri emrave latinë.
Në Hinduisht të gjithë emrat e ditëve të javës deduktojnë nga emrat indianë të trupave qiellorë, në të njëjtën mënyrë si në gjuhët evropiane (e hënë është planeti Hënë, planeti Mars e marta, dhe kështu me radhë). Edhe e shtuna, edhe e diela përkojnë respektivisht me planetet Saturn dhe Diell. Emrat e planeteve nga ana e tyre rrjedhin nga figura hyjnore të mitologjisë indiane: Hëna i referohet Chandrës, Dielli Ravit, Budha Mërkurit, Venusi Shukrës, Mangala Marsit, Jupiteri dhe Saturni për Vrihaspatin e Shanin.
Në turqisht, e diela konsiderohet dita e parë e javës, që do të thotë "dita e pazarit", ndërsa e hëna ", dita pas pazarit. E Marta, e mërkura dhe e enjtja vijojnë "e treta", "e katërta" dhe "dita e pestë". E premte do të thotë "dita e Xhumasë", ndërsa e shtuna, “pas Xhumasë”.
Në gjuhën shqipe ditët e javës vijojnë si më poshtë:
E Hëna (prej Hënës)
E Marta (prej Marsit, nga latinishtja)
E Mërkura (prej Mërkurit, nga latinishtja)
E Enjtja (prej Jupiterit)
E Premtja (në traditën shqiptare, figura që i përshtatet figurës mitologjike të Afërditës është Shën e Premtja ose Zoja Prendë)
E Shtuna (prej Saturnit, nga latinishtja)
E Diela (prej Diellit)
Comments