MUSTAFA HAXHi - SARANDË
DO PUTHEMI, PO KUR?!...
Gati u mbush viti, po afron Marsi,
virusi i mallkuar, larg në Uhan plasi.
Nga lindi, si erdhi?... Ai vet u hap
apo e krijuan, na i bënë dhuratë?...
Në çdo cep të globit, i gjithë planeti
mbarë e gjithë bota, belanë me të gjeti.
Koronavirus, kovid nëndëmbëdhjet,
nga e ku na gjeti, o bo bo ç’siklet!
Multimiljarderët, kush e drejton botën,
mos ndihen më mirë neve të na sosën?...
Kaluam murtajën, kemi shkuar linë,
sa shoi holera?... Thamë të tjera s’vijnë.
Jo mor jo o popull, paskishim akoma
shkuam disa gripëra, fundi qe korona,
Fjalë kishim dëgjuar, disa vjet më parë
kur të vijë dymija, fundi do t’i dalë.
Shkoi vit i zi, mos arthçë më njëzetë,
sa pleq e të rinj, ikën nga kjo jetë,
sa vdiqën në botë, dhimbje për shqiptar...
Eh si u varrosën, pa as një homazh!
Nëna, baballarë, artistë e profesorë
ne dhimbja na preku thellë në kraharor.
Nuk bëhen më dasma, nuse e dhëndurrë,
s’festohen ditëlindje, bukur si dikur.
Na ngriu buzëqeshja, s’falim më buqeta,
s’e japim më dorën, të themi tungjatjeta.
Fëmija nuk shkon, tek gjyshi e gjyshe,
o Zot pse kështu?... Erdhi jeta ndryshe.
Puthja, përqafimi, si shprehet dashuria?
Nënën poshtë dritares puth me dorë fëmia.
Në mbrëmjet e rinisë, e thoshnim një herë
dashuria pa puthje, si trëndafil pa erë.
Distanca arriti, deri tek krevati
të lutem më tutje, mikrobi është gati.
Nga dy të moshuar, muret i përpinë
o fëmijë ku jini?... S’u puthim dotë synë.
Dhe zogjtë mbi pemë, sikur diçka thonë
cicërinë mitas, ulët fluturojnë.
Deti i trazuar, me dallgët shpreh inat
vallë ku ka shkuar gjithë kjo armat?
Heshtur kokëulur, për mjekët mbajtëm zi
s’e kursyen jetën, në luftë me panteminë.
Humbëm shumë të dashur, miq edhe shok
shkojmë ndezim qiri, me lule, mall e lot.
E kemi besimin, edhe shpresën po
sytë drejtuar kemi, te shkenca domosdo.
Të lozin fëmijtë, në parqe e lulishte
porsi cicërima që vijnë nga dallandyshe!...
Të rrjedhë jeta lirshëm, pa maskë në fytyrë
puthje, përqafime, të jetojmë të lirë!...
Commentaires