Bisedë në njē mort
- Dole në pension?... Sa mirë, ta gëzosh me jetë e shëndet!
- E lashë vetë se mund të qëndroja edhe dy vjet pas moshës. M'u lut filania e më erdhi keq për të.
Fakte
Shënova rastin e njē mesuesi qē të paktën "e la vet" dhe që është i fundit në shkallaren e hierarkisë buxhetore, por në shkallët e mësipërme dukuria është skandaloze.
Kryebashkiaku (pashai i rumpallokracisë) nuk pyet për ligj pasi është vetë ligj e maliq. Merr në punë cilin do, e mban sa do, i jep sa do. Pension për ata të nën sqetullës S'KA!
Vetëm në një bashki të jugut të vendit mbahen në punë 24 nëpunës të cilët kanë mbushur moshën e pensionistit para tre vitesh.
Po në bashkitë e tjera, po në mijëra drejtoritë me emra të ngatërruar, po në ministritë e shumta gjysma kotkoti?
Refleksion
Dalja në pension nuk është dëshirë vetiake. por detyrim ligjor. Kush e shkel duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.
Ç'do të thotë mos nxjerrja në pension e atyre që kanë mbushur moshën?
As më shumë e as më pak është veprim antikombëtar i qeveritarëve që s'duan të zbatojnë ligjet për hir të votave e pushtetit.
Pse - ja kuptohet dhe shprehet edhe nga njerëzit se hanë bukë jo bar. Shteti rrumpallopartiak i thotë brezit të ri: IK!
Po opozita që e di këtë pasi kudo ka njerëzit e saj, pse hesht?... Ajo në raste tē tjera për një plesht djeg jorganin, kurse për absurde që shkojnë deri në faj s'bën as gëk as mëk!
Dhe mijërat ikin e ikin!...
Duke u larguar me brengë në zemër nga mëmëdheu mërmërisin vargun e ndritur te Poradecit:
"Fluturoi dhe shtërg i fundit, madhështor me shpirt të gjorë... "
Ata që mbeten pas, flokēbardhët me proteza plastiku, këndojnë me ison karakteristike popullore:
Pse e si moj Qeveri,
plakun do ta bësh të ri?
I jep bojë të nxijë flokun,
të ngjyej veten dhe shokun,
i jep zyrën të tund derën,
të ardhmes t'i verë ferrën!...
Moj e mirë - e mjera rini,
për ty askush s'do t'ja di!..
Shteti krahun shtri në veri:
Ja rruga për Gjermani!
Fshihet dielli, nxihet reja:
ja udha për tek BE - ja!
Pyet njeri që i del gjumi:
- Po atdheun, ta marre lumi?
- Jo, do vinë ngs Firifistuni!
Commenti