top of page
Search

Dobitë dhe dëmet që sjell konsumimi i turshive në shëndetin tonë! Dr.Anila Kalleshi

Perimet e fermentuara janë metoda të vjetëra të përgatitjes së turshive. Shumë kultura në tërë botën me mijëra vjet i kanë vlerësuar ushqimet e fermentuara gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit. Ato kanë shije të mirë dhe mund të shoqerohen me çdo ushqim, kanë efekt mbrojtës anti inflamatorë si parandalues për shëndetin tonë kur përgatiten në menyre korrekte. Studimet e bëra në disa grupe të popujve me edukim tradicional në ushqyerje kanë zbuluar se produktet e fermentuara kan qenë ushqim i rëndesishëm i shumë popujve me shprehi të shëndosha. Perimet turshi janë të pasura me laktobacile, enzima, vitamina, minerale dhe kështu pra bëhet fjalë për ushqim ideal. Ushqimi i fermentuar përgatitet me proces anaerob (pa oksigjen, në enë të mbyllura) me proces të fermentimit në ujë me kripë në disa raste shtohet dhe uthull organike molle e egër nga 1 deri 4 %. Ushqimet e fermentuara janë të pasura po ashtu me probiotik baktere të mira laktobacile, Këto baktere prodhojnë acid laktik dhe janë mjafte të dobishme për të ruajtur florën bakteriale. Në zorrë jetojnë 1.5kg bakterie të dobishme të acidit laktik që përbëjnë 80% të imunitetit tonë. Ushqimi që na siguron kultura të mira probiotike në ndërtimin e florës së zorrëve janë perimet sidomos lakrat e fermentuara natyrale.

Po si ndryshojnë vlerat ushqyese te perimeve kur ato fermentohen? Per ti ruajtur vlerat e perimeve luan rol temperatura, sterilizimi i enëve të qelqit, mënyra e përgatitjes dhe pas procedurave në fund ti shtohet uthull molle e egër e fermentuar deri ne 4% jo më shumë dhe me lëngun e perimeve ti mbulojmë perimet tërësisht që mos të kenë kontakt me kapakun kur mbyllen hermetikisht. Kripa e trashe e jodizuar e detit e perdorur në masë të caktuar kontrollon dhe kufizon mikroorganizmat e padëshiruar dhe siguron perimet. Gjithashtu bimët janë shumë të mira pë t'iu shtuar sepse parandalojnë proceset mykotike në ushqimet e fermentuara, sidomos rigoni. Në 100 speca mesatar 8 % e gjithë masës së perime duhet të përfshijë krip jo më shumë. TURSHITE E BLERA, SHTESAT INDUSTRIALE DHE RREZIKU PËR SHËNDETIN Fatkeqesisht një numër i madhë i njerëzve kanë çrregullim të florës së zorrëve për shkak të shtesave industriale gjate vakteve ditore. Konsiderohet që të gjith konservantet si natrium benzoat dhe kalium monobisulft, aditivët antimykotikët, sulfatet, acidi citrik, në doza të larta dhe acidi acetik industrial në përqindje mbi 4 % janë kancerogjene dhe që shumica e këtyre aditivëve kimik që iu shtohen perimeve lidhen me probleme të shumta shëndetësore të cilat e kyçin neurotoksicitetin nervor, çregullimin e sistemin endokrin, kancerogjenezën, uljen e aftësisë imune të organizmit, uljen e fertilitetit, abortet spontane, sëmundjen e Parkinsonit etj. Aditivët e ndryshëm që i fusim në trup i ngarkojnë organet e brendshme dhe ulin funksionin e tyre, ushqimi i huaj për organizmin tonë çon deri te gjendjet inflamatore që shkaktojnë sëmundje të shumta akute dhe kronike. Në asnjë mënyrë mos t’iu shtohet aditiv, konservues , uthull të fabrikuar apo uthull të koncentruar, vaj luledielli, vaj misri dhe vajra tjerë kur përgatiten në shtëpi. PSE DUHET TË MOS I PËRDORIM TURSHITË E FABRIKUARA Turshitë industriale, përfitohen me pasterizim duke iu nënshtruar temperaturave të larta ku ngadalësohen dhe ndërpriten proceset enzimatike. Për fat të keq, pjesa më e madhe e turshive industriale është e pasterizuar, që do të thotë se bakteret e dobishme janë shkatërruar tërësisht dhe nuk përmbajnë baktere të mira laktobacile por përmbajnë sasi të mëdha të kripës dhe aditiveve për qëndrueshmeri më të gjatë në raft, gjë që nuk është e shëndetshme. DOZA DITORE E SHËNDETSHME E USHQIMEVE TË FERMENTUARA Sipas protokolleve të fushës së ushqimit vetëm një e katërta deri në një filxhan e gjysmë e perimeve të fermentuara, duhet ngrënë një deri në tre vakte në ditë. Nëse ju nuk keni ngrënë ushqime të fermentuara gjatë, ju duhet te filloni ti konsumoni ato gradualisht, duke filluar me aq pak sasi sa një lugë çaji me lakër turshi në një vakt. Vëzhgoni reagimet tuaja për disa ditë me një pjesë të vogël, dhe për të rritur dozën tuaj gradualisht, se si tolerohet në organizëm, kjo vlen sidomos për fëmijët dhe shtatëzënat. EFEKTET ANËSORE PËR SHËNDETIN Realiteti është se ushqimi i fermentuar është i pasur me baktere të mira laktobacile dhe nëqoftëse është përgatitur pa aditiv atëherë nuk ka efekte anësore. Turshitê për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit laktik mund të shkaktojnë refluks gastrik, probleme nefrologjike me veshkat dhe rritje të infeksionit me kandidën sepse si produkte përfundimtare krijohet alkoli dhe acidi karbonik. Nëqoftëse teprohet me ushqim të fermentuar atëherë duhet të kontrollohet niveli i acidit laktik në urinë dhe nqs është i ngritur kjo do të thotë që ju keni shumë lactobacillus (baktere të mira), që mund të krijojë një gjendje acidike në trupin tuaj dhe krijohet nje disbalancë.

Commentaires


bottom of page