top of page
Search

Doktoresha nga Italia, Arjola Ustalli na këshillon për Covid 19

Doktoreshe Arjola Ustalli, ka mbaruar Studimet per Mjekesi ne Itali dhe aktualisht Mjeke Pneumologe ne Spitalin e Triestes ne Itali...AMS. Pershendetje nga Italia, shteti europian me i prekur nga coronavirusi i ri COVID 19. Shume njerez me kane kontaktuar e shprehin shqetesim per situaten ne Shqiperi. Po perpiqem te percjell disa keshilla praktike mbeshtetur ne eksperiencen italiane dhe duke pasur parasysh traditat dhe mentalitetin shqiptar. ;) Faktikisht ky lajm pritej te dilte dita dites sepse ky lloj virusi ndryshe nga pandemite e viruseve te tjere ka nje aftesi shume te forte trasmetuese nga nje individ ne tjetrin.

Kjo eshte ajo qe dime me siguri per virusin: trasmetohet shume lehte nga nje individ ne tjetrin! Por nga ana tjeter, ajo qe dime me siguri eshte se nese ndjekim me kujdes rregullat dhe udhezimet per parandalimin e perhapjes kjo beteje mund te fitohet pa shume humbje jetesh. Qellimi eshte te mos semuremi!

Prandaj, vendimi i mbylljes se shkollave per dy javet e ardhshme eshte nje zgjidhje shume pozitive per shendetin e te gjithe shqiptareve. Femijet fatmiresisht jane me pak te prekur por ngelen vektori me i mire per qarkullimin e viruseve, e megjithate nuk jane te vetmit.

Per te pasur rezultate ky vendim kerkon nje bashkepunim dhe ndergjegjesim te te gjitheve! Keto jave nuk jane dite festash apo pushimesh, keto jave do jene shume te veshtira per ekonomine e shqiptareve sepse numri i njerzve qe do frekuentojne lokale, ristorante, teatro, muzeume, stadiume, hotele etj duhet te reduktohen ne menyren me minimale te mundshme.

Ndiqni me kujdes normat higjenike dhe mbi te gjitha mos u pershendesni me duar, me puthje ose perqafime deri sa kjo maxi-emergjence te perfundoje; mbani distancen 1 meter larg nga te tjeret nese jeni duke bere pazarin, duke mbajtur radhe per nje pagese, nese jeni ne radhe per pensionet etj etj.


Nese keni ndonje ose disa nga keto simptoma: dhimbje fyti , temperature mbi 37.5 °C, kolle ose veshtiresi ne frymemarrje mos dilni nga shtepia e mbi te gjitha mos shkoni direkt ne spital. Kontaktoni numrat e telefonit te perzgjedhur per kete emergjence ose angazhoni dhe dike tjeter qe te lidhet me spitalin.

Duhet patjeter te mbroni spitalet dhe urgjencat sepse rrezikojme te perhapim akoma me shume virusin ne te semure te tjere e te veshtiresojme jeten tone te perditshme duke nxjerre jashte loje personelin spitalor.

Kini parasysh qe periudha nga infektimi i mundshem deri tek shfaqja klinike e simptomave mendohet se eshte nga 2 deri ne 11 dite, maksimumi deri ne 14 dite. Kjo do te thote qe edhe pasi te kalojme keto simptoma ne ditet ne vazhdim duhet te jemi te kujdeshem. Ka pasur raste edhe re-infektimi. Prandaj, mos shkoni te vizitoni personalisht te semuret neper spitale apo shtepite e tyre.

Shtyjini festat e ditelindjeve, lindjeve etj per ti festuar ne muajt e ardhshem. Edhe dasmat paraqesin dite ku njerzit grumbullohen me njeri tjetrin e kjo rrezikon perhapjen e virusit.


Per ata qe kane caktuar diten e dasmes te mendojne ta shtyjne ose te bejne nje feste te vogel me familjen e festen me te madhe ta organizojne me tutje.


Edhe per ceremonite mortore njerzit jan te detyruar te heqin dore nga pjesemarrja sepse duhet te kuptojne qe rreziku i perhapjes se virusit eshte shume shume i madh. Per nje shtet me nje mjekesi te dobet si e jona nuk mund ti leme dot shkas perhapjes se virusit ne asnje moment.

Nese te gjithe do ti ndjekin keto keshilla ne dy tre jave qarkullimi i virusit ne shqiperi do ndalohej.


Prandaj mbani afer femijet, folini adoleshenteve dhe te rinjve te jene te duruar e te kalojne kohen ne shtepi me familjen.

Perfitoni per te kaluar kohe prane familjes suaj duke pare nje film se bashku, duke lexuar libra, duke punuar me grep ose me shtija, pse jo duke mesuar burrat ose femijet sesi mund te gatuajne etj etj. :)


Mbi te gjitha, jetojme ne epoken ku gazetaret nxitojne te thone lajmin te paret pa verifikuar burimin ndaj kini parasysh qe ne internet qarkullojne shume informacione te jo sakta.


Informacione te teperta nuk jane te dobishme e ushqejne vetem friken dhe panikun dhe kjo nuk eshte gje e mire! Perpiquni te tregoheni te duruar , te qete dhe te kini besim se dhe kjo periudhe e veshtire do te kaloje! Ju uroj shendet!

Comments


bottom of page