top of page
Search

Doktoresha që ka shembur barrierat e sëmundjes

Nga Pirro Millona

( DEDIKUAR DR.VJOLLCA KOKO, GJIROKASTRITES SË PAEPUR.)


..." Doktoresha, qe ka shembur jo vetem barrierat e semundjes, por ka shembur dhe barrierat e vendosura nga shoqeria...!!!"


... Eshte pergjegjesi e madhe per mua te arrij te portretizoj te plote personalitetin e Dr. Vjollces, por edhe nder i madh!!.


U njohem ne rrjetet sociale, megjithese une kisha nje infromacion me te plote per te, nga shoket dhe miqte e mi gjirokastrite.

Keshtu filloi miqesia jone, e thjeshte dhe teper e sinqerte. Eshte nje figure, qe le gjurme cdo dite ne qytetin e gurte te bukur dhe hijerende te Gjirokastres.


I premtova, se do te vija ne Gjirokaster dhe me e pakta qe mund te beja une , nje skice miqesore "vellazore" per te, per bukurine e saj, per ate bote te mrekullueshme shpirterore.


Kisha marre numrin e celularit dhe kur arrita ne Gjirokaster, te nesermen viziten e pare tek ajo e mbajta frymen.

E gjeta dhomen nr.115 te Poliklinikes dhe sinqerisht rregullova frymemarjen dhe trokita lehte.


Nje ze i bute teper njerezor u degjua nga brenda:

-Te lutem vetem pese minuta.

Kishte nje paciente, Prita dhe sapo doli pacientja megjithese kishte plot njerez te tjera u futa brenda dhe perballe Dr Vjollca teper e qeshur, por edhe teper e bukur.

U perqafuam fort te dy. E kisha te sakte imazhin per te, qe nuk ishte jashte realitetit te saj.

-Do me falesh, Pirro sa te mbaroj keta paciente, qe presin aty dhe pime nje kafe brenda ambjentit te punes.

E prita dhe ne shoqerine e Dr.Llambi Dilos, u ulem dhe pas porosise se kafes fillova pak dialog me Dr Vjollcen.

-Po ti je teper e bukur, moj Vjollce, nenokja ime po te shikonte do te te therriste me perkeledhi "Kokone".

Qeshi Dr, Vjollca.


Kisha goxha informamcion per jeten e saj nder vite, kohen kur i flloi semundja ne vitin e dyte gjimnaz, per kembenguljen e prinderve per te vazhduar fakultetin e mjekesise, per specializimet e Dr. Vjollces nder vite, per stazhin e gjate me mbi dy dekada ne pune, per jeten e saj ne Keshillin Bashkiak dhe ne Shoqaten e personave me aftesi te kufiizuara...

Edhe ajo u kenaq qe une i kisha keto njohuri.

Por une, Dr. Vjollcen e shikoj si "embleme" e nje njeriu me karakter te forte, qe endrrat e saj me pune e kembengulje i ben realitet..

Nuk desha ta shkepus me shume Dr. Vjollcen se e prisnin pacientet e saj.

Por i thashe se gjate aktivitetit qe do te zhvillohej ne ditet pas ardhes, une do ta ndiqja dhe do e pasqyroja ate me fotot e realizuara.


Te nesermen ne takimin e permalluar te ish matures '69, ku ishim te ftuar te dy , u takuam perseri dhe trendafilin e dhuruar nga nje nxenes i gjimnazit, une ja dhurova Dr, Vjollce dhe e putha dhe ne balle.

E shikoja me vemendje nga larg dhe siqerisht, asaj i qeshte tere shpirti i saj, qe duke u bashkuar me bukurine fizike e shndronte ate ne nje ikone teper te adhurueshme nga te gjithe ne.

Kurse ne mbremjen e organizuar ne Dervician, Dr, Vjollca shkelqeu me ato kercime te shoqeruara nga ish profesoret e saj te nderuar. U be epiqendra e mbremjes me ate zhdervjellsine saj. Ishte "shtojzovallja" e mbremjes...


Kuptohet te nesermen erdhi momenti i ndarjes me Dr. Vjollcen, e takova qendruam pak te dy me ato biseda te lira dhe e perqafova me shume dashuri me premtimin se do te vij perseri ne Gjirokaster, ku do te rrime me shume dhe te projektojme edhe ne si ish maturante, qe ne 50 vjetorin e saj, qe perkon me 100 vjetorin e themelimit te Gjimnazit tone te dashur "Asim Zeneli" te kemi te ftuar nderi pikerisht Dr. Vjollca Koko....

Comments


bottom of page