top of page
Search

Doktoreshe Vjollca dhe pozitivizmi i nje humanisteje!

Pak persiatje per ty.... Edhe 100 Vjec!


Kur i afrohesh afer, e kupton se Vjollca Koko, nuk eshte vetem thjesht nje doktoreshe e nderuar dhe e zonja. E kupton se ajo nuk eshte thjesht nje humaniste e pandreqshme, por ajo eshte edhe nje aktiviste shume e zellshme per nisma vullnetare ne sherbim te shoqerise.


Doktoreshe Vjollca, juve jeni nje shembull qe ne e permendim shpesh sesi duhet te jete nje profesioniste dhe nje doktoreshe, nje aktiviste dhe nje njeri i vlefshem dhe me shume vlera njerezore.

Entuziazmi yt eshte nje drite ndricuese per gjithe pacientet me Sklerozen Multiple.


Buzeqeshja juaj doktoreshe, ndricon dhe rrezaton miresi dhe dashuri.

Ti ishe adoleshente me vitin 1984 ne vitin e dyte gjimnaz kur fillove nje lufte te pabarabarte me semundjen MS. Ajo trokiti ne menyre te pabese, por ti nuk u dorezove.

MS nuk te ndali ty Vjollca qe te vazhdoje studimet ne mjekesi ne vitet 1986-1991 me nje pasion te madh per shkollen.


Ti gjete forcen e madhe per ta perballuar, kjo edhe fale mbeshtetjes se dy prinderve te tu te mbrekullueshem. Por, ti nuk mund te te ndale semundja.

Ti je Vjollca e patrembur dhe me trurin e mbushur gjithe energji te galaksise se miresise.

Ti je Vjollca jone e komunitetit me skleroze multiple dhe fanari i shpreses...


Doktoreshe Vjollca filloi pune si mjeke reomatologe ne spitalin e Gjirokastres ne vitin 1995.

Ne kete qytet ajo ka kaluar te gjithe vitet e jetes se saj dhe eshte nje aktiviste e forte ne mbeshtetje te personave me aftesi te kufizuar.

Ajo lufton çdo dite per te shembur barrierat qe ja veshtiresojne jeten jo vetem personave me aftesi te kufizuar por dhe familjareve te tyre dhe gjithe shoqerise.

Dashuria dhe mirenjohja qe Vjollca ka per miqte e saj e mbajne te lidhur shpirterisht ne çdo kohe.

Doktoreshe Vjollca sot ka Ditelindjen. Shoqata “ Jeto Perseri “ i uron:

- Edhe 100 Vjec Doktoreshe Vjollca!


Comments


bottom of page