Doli në qarkullim Libri i dytë:’’Për bletën dhe sëmundjet e saj’’Libri ka 400 faqe.Ka lidhje me qepje speciale ,kapak të trashë.
Shoqërohet me DVD. Çëmimi 1500 lekë. Gjëndet në librari dhe kryesisht në Tiranë; Nr.Telefoni_0692571570; 0697645823;
Bletaria shqiptare është në qorrsokak.Prej vitesh nuk bënë asnjë hap para.
Nëse vazhdojmë të punojmë , duke ia lenë çdo gjë spontanitetit, më vjenë keq për fundin.Libri nuk është manual.Ai merret me problematikën e kohës.Duke qënë interaktiv ,analizon proçeset, çrregullimet dhe sëmundjet dhe tenton tu japi zgjidhje.Ajo që më dha shtysë është situata ku: zëri i bletarëve profesionist,bletarëve të mirëfillt, specialistëve të apikulturës.,
nuk po degjohet,ai ka humbur nga ‘’korri’’i mashtruesve,reklamaxhive,nga dalja në skenë elementeve të rastësishëm në fb. Të cilët drejtojnë bletarinë në mënyrë të pakuptimt.
Bletaria është bërë si ‘’sepetja e gjyshes’’ Ku, kushdo fut duart,i takon ose jo. Mendimet e shkëputara nga interneti, sqarime të njerëzve që u mungojnë njohurit bazë, inkopetenca për të bërë dhe rekomandim për barna, e ka kthyer Fb,këtë rrjetë social,aq të domosdoshëm,në një’’mjedis’’demtues,amullie për bletarët. Nëse kësaj situate aspak normale doti shtojmë dhe tendencën për të përgjithësuar arritjet ose problemet që i takojnë një bletorje, pa njohur informacionin më të plotë ,në një rajon të caktuar, problemi bëhet ende më shqetësues.
Të nderuar bletarë:Unë e shikoj me keqardhje këtë situatë të nderë.Më vjenë keq që ka persona që flasin me kopetencë për gjithëçka që diskutohet? Ka nga ata që janë taksativë!!
Problemet janë pa fund.
Institucionet studimore, vertetojnë se: ndër shkaqet kryesore të problemeve me shqetësuese në bletë ështe ushqimi dhe te ushqyerit.Çregullimet që vijnë nga të ushqyerit jo normal, përbëjn pjesën më të madhe të çregullimeve.Që gabimisht emertohen sëmundje. --Në bletarinë tonë prej vitesh është bërë shqetësuese tregtimi dhe përdorimi i pesticideve dhe barnave. Vetëm bletarët e kuptojnë, dëmin dhe pasojat që po i shkaktojnë mbarshtimit të bletarisë, për sot dhe arthmen.
Në një kohë që mungojnë ligjet, aktet nënligjore, institucionet.,iu është dhënë mundësia që kushdo mund të spekulloj, mashtroj, të hamëndësoj pa njohur problemin dhe pse jo, dhe nga padija.Duke gjykuar këtë si më shqetësuese mendova ti kushtoj rëndësi në faqet e librit. Të nderuar bletar! Jini të kujdeshëm!.Janë të gjitha mundësit për probleme të rëndësishme, tiu referohemi organizmave ndërkombëtar.Në libër ju do të shikoni me vëmëndje në përfundim të çdo çështje do të gjeni burimin e informacionit.
Vetëm institucionet ndërkombëtare; Apimondia;OIE;FAO,dhe institucione vartëse reference e gëzojnë këtë të drejtë.Çdo shkrim, informacion individual në rrjetët sociale, duhet të argumentohet vetëm brënda këtyre linjave.
Në bletarinë etrojeve shqiptare vazhdohet të ruhet systemi:,,për të bashkëjetuar bletët së bashku me kimikate dhe pesticide.Kjo përjetëson iden se bletët nuk mund mbijetojnë pa to. Ne vetëm vazhdojmë t’i “edukojmë” bletët, që nuk mund të jetojnë pa ne. Nuk e di.
Por do të ishte më e udhës, që bletët të kujdesen për veten e tyre, pasi edhe munden edhe duhet ta bëjnë këtë.. Por do të ishte më e udhës, që bletët të punojnë më shumë për higjenizimin, për rritjen imunobiologjike.Në luftë me sëmundjen të jenë më të forta, ashtu siç kanë qënë.Pra ne vetem po dobësojmë vetit imunobiologjike të bletëve, po i bëjmë me të ndjeshme, më të prekshme ndaj sëmundjeve.Me një cënim të rëndësishëm të aktivitetit biologjik. - ‘’Në një zgjua të sëmurë nuk mund të jetojnë bletë të shëndosha.’’Pitet krejtë të zeza në një bletore.’’Bleta e sëmurë( insekti) nuk kurohet, është destinuar të vdes.
A, mund të themi se ky zgjua është i shëndosh!?-Pasi hedhim një hap para,. kthehemi ku ishim. Vazhdojmë të kënaqemi me pak/. Të heqim dorë nga vulgarizimi i shkencës.Problemet gjenetike janë bërë ‘’çështje e masave’’. Kjo ka goditur kodet bazë të biologjisë së bletës, ku dëmtimet mund te jene të pakthyeshme.
A nuk ju terheq vemendjen që brenda nje familje te kemi disa lloji bletesh? Kushdo kerkon mbreteresha të një race ose një tjetre., pavarsisht nga problemet e tyre(mjafton te jenë të nje race ose nje tjetre, bukura!) .Apikultura në dallim nga qënie të tjera është proçes, nuk mund të ketë efekt përgjithësues, ka dallime nga faza biologjike ,ndryshime nga zona në zonë,nga stina në stinë,nga moti, bimët mjaltore,përhapja e sëmundjeve etj. Jo rrallë më dërgojnë foto. Fotua nuk tregonë asgjë, është diçka sipërfaqesore. Bletaria nuk është makineri dhe i është prishur një ingranazh!!. -
Sëmundjet dhe përdorimi i barnave.Po vazhdohet të bëhen me hamëndje.Po vrehet një dukuri negative me pasoja,bletarët pothuajse çdo gjë në bletari e shikojnë të lidhur më ilaçet. Afërsishtë 80% e pyetjeve që me drejtohen lidhen me barnat. E në shumicën e rasteve kryesisht merren me varroan. Në publikime në rrjetet sociale , flitet pak për bletët ,gjithëçka për varroan!!! Varroa do të bashkëjetoj me bletën ashtu si deri sot , edhe në arthmen.Asnjëherë nuk çduket, gjithëmon do të shohim këtë parazit.Bletari duhet ta mbaj nën kontroll dymbëdhjet muaj.Ai duhet të njoh pragun teknik kur duhet të ndërhyet.Ndërhyrja pa vend, jo vetëm nuk e lufton parazitin, por demton familjen e bletës.
Kjo situatë aspak normale, kthehet here here qesharake, ju ka dhënë mundësi që mashtrues të ndryshëm të livadhisin. Kjo situatë po lulëzon, dhe nxitet nga persona,që çfrytëzojnë trregun e barnave të pakotrolluara,me pasoja, jo vetëm në bletë por dhe në jetën e njerëzve. Në treg mund të futet kush të mundi duke reklamuar dhe shitur barna të ndaluara, të pa kontrolluara,të skaduara, të dëmëshme, me mbetje etj.Të cilat mund të kenë vite që kanë dal nga tregu, u ndrohet emertim etj.Tregu evropian i ka ndaluar me kohë etj. Kjo tregon se me bletët po punohet jo vetëm spontanisht, por dhe keq, me pasoja për vitet që vijnë..Kjo tregon se bletari ende nuk ka kuptuar që bletaria është biologji,ështe një proçes.,. Një problem tjetër në mjekimin e bletëve është dhënia e barnave.Koha dhe mënyra. Gjithëçka e paraqitur në faqet e librit mbeshtet kryesishtnë historikun dhe në eksperiencën shumë vjeçare të Apikulturës shqiptare,në pararendës që me eksperincëne tyre kanë dhënë një kontribut me vlerë në zhvillimin e bletarisë, si dhe në eksperiencën e vyer të specialisteve dhe bletarëve profesionist.Gjithëçka është parë në krahasim me burimet ndërkombëtare të dhënave.Çdo koncept,zgjidhje, udhëzim, mjekim, bar mjekues etj,është verifikuar dhe bazuar në rekomandimet e organizmave ndërkombëtare dhe institucionet vartëse të references. Çdo qëndrim personal që lidhet me mbarshtimin dhe problematikën e bletëve në bletoren etij, duhet konsideruar si experience vetjake dhe nuk duhet marrë si rekomandim. Eksperienca e këtyre viteve na ka dhënë një mësim të mirë në këtë fushë.Ecuria e bletarisë ruan prej vitesh një horizontalitet, vazhdon ‘’teoria e sustës’’, pasi hedhim një hap dhe kthehemi ku ishim. Vazhdojmë të kënaqemi me pak/. Të heqim dorë nga vulgarizimi i shkencës. Me pasoja për sot dhe të arthmen ështe goditja që po ijapin bazës biologjike të bletës, gjenetikës.
Kushdo mund te sjelli mbreteresha,pasvarsisht races,.Këtu mund te riprodhohen,mund të bëhen insiminime artificiale etj etj.Bota shkencore bletare ka laboratore të sofistikur të studimeve gjenetike. Çfarë po bejmë ne? Gjithëkush që ka një kulturë e kupton,që po prishim kodet bazë të biologjisë, të bletës. Familja e bletës po humbet gradualisht nocionet bazë të jetës ,.organizimit, funksionimit dhe marrëdhenieve.Flitet per përhapje te semundjeve.Kush i kontrollon mbretereshat për infeksionet? Kush e kontrollon kapacitetin riprodhues te mbretereshes? Ku janë këta laborator?
Të nderuar miq bletarë!
Libri sqaron,pyetjet,shqetësimet,paqartësit të evidentuara vitet e fundit në rrjetet sociale.Libri i pajisur me DVD, ka karakter interaktiv.Në të gjejnë veten, bletarë rishtare,profesionist dhe studiues.Libri është një dritare për te pare botën bletare të vëndeve të zhvilluara, duke ivënë rëndesi burimeve te institucioneve nderkombëtare,laboratoreve te references etj. Miq Bletarë! Ju uroj punë të mbare.
Comments