Është e vështirë të bizetosh me Thoma Kalojerin, drejtorin e Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore të Sarandës.
Një profesionist dhe ekonomist me përvojë.
Njeri i nderuar në rrethin intelektual të Sarandës dhe më gjerë me një aktivitet mbi 40-vjeçar në punën profesionale, me kulturën e Institutit të Kamzës, institutit famëmadh të Ballkanit dhe më gjerë.
Po pse e them këtë? Ja pse. Askund nuk ka ndodhur që institucioni të jap ndihma nga buxheti personal. Kjo ndodhi në Sarandë. Me financimin e të gjithë stafit sot në Sarandë u shpërndanë ndihma , madje me përmbajtje ushqimore më të madhe se ato shtetërore, për tetrapelgjikët dhe parapelgjikët.
Askush nuk është kujtur për këtë shtresë shoqërore. Kjo vlen se është vlerë. Duhet nënvizuar fakti se gjatë jkësaj periudhe të Pandemisë, kjo drejtori që mbulon gjeografikisht dhe juridikisht, përveç Gjirokastës, gjithë jugun shqiptar, është përballur me ngarkesë të madhe pune.
Distancimi social që përfshin dhe zyrat e institucioneve shtetërore, i ka detyruar këta punonjës të sakrificës, të përballojnë dyfishin e punës. E megjithatë ja kanë dalur me sukses dhe meritojnë një lavdërim. Le të kthehemi tek ndihmat.
Një akt human i pashëmbëllt në këtë situatë që kaluam dhe kalojmë për këtë shtresë shoqërore.
Gazetari:
Agron MEMA
Comments