Nga Edmond Llaçi
Me një përkulje të lehtë të trupit të tij, prifti ai shërbëtor i Zotit, i dha fund pëshpëritjes të rastit duke u dhënë shenjë për t’u ulur, të gjithë atyre sa kishin marë pjesë në përcjelljen e të ndjerit në botën e përtejme. Ata, duke u përpjekur të zënin vend sa më mirë në ato karike, gati si me komandë e kryen atë veprim. Ai rit i hershëm ishte trashëguar nga të parët. Ishte i domosdoshëm pasi kishte njerëz që vinin prej larg.
Personi që ndodhej pranë priftit, në krahun e djathtë të tij tek po afronte pranë vetes pjatën me supë, me një kureshtje tepër të madhe hodhi shikimin e tij të turbull mbi çka ndodhej aty përreth.
Pa i shkëputur brylat nga tavolina ku në të dy duart e tij mbante lugë e pirun, kapërceu me shpejtësi dy-tre lugë. Menjëherë në fytyrë i u shfaq kënaqësia e asaj që po shijonte. Në vazhdim, me pirunin të cilin e zotëronte gati me forcë me dorën tjetër, nga pjatanca aty pranë mori dy pjesë me djathë. Edhe tek pjatanca që kishte ndoshta salcë kosi ose gjizë të njëjtin veprim kryejti. Ndërkohë, në të dy duart, midis lugës dhe pirunit, e mbetur që nga fëmijëria si veprim, do të mbante copa buke ku një pjesë të tyre do ta coptonte për t’i kapërdyer në një kohë rekord nga hapësira e gojës, laringu e në vazhdim në çdo pjesë të atij sistemi të çuditshëm tretës të cilën atë masë, e shoqëronte me gllënka të shuma rrakie.
Më tej me një shpejtësi konstante ku pas çdo veprimi kur i zbrazte në atë hapësirën gojë të tij, e cila nuk rreshti në asnjë çast, po shijonte në pafundësi përtypjen e gjithçkaje. Nga djathi, nga salca, nga sallata e të tjera sa ndodheshin aty. Në të njëjtën kohë, në të njëjtin ritëm si goja, duart nuk do t’i pushonin kurrë. Si gropë thithëse, ajo hapësirë gojë e cila gati zinte pjesën më të madhe të fytyrës së tij, transformohej në format më të çuditshme për të gllabëruar të gjitha copat e bukës që mbante në duar. Pas çdo gëlltitje të asaj që përtypte, do të shfaqte kënaqësitë e shumta që po përjetonte. Me pjatën e dytë të cilës ja dinte mirë shijen përveç asaj thele mishi do të kishte edhe gjëra të tjera si patate të skuqura, perime e të tjera. Fshati i tyre shquhej për prodhimin e tyre. Mori një tjetër fetë tjetër buke pasi të cilës nuk i shmangej dot, duke e shoqëruar me djathë, në masa jo të vogla i kapëceu si çdogjë tjetër. Kënaqësia e radhës në fytyrën e tij u shfaq e jashtëzakonshme. Me shikim të brendshëm pasi sytë i kishte gati në të mbyllur dukej sikur po i lutej zotave për ato çka po konsumonte. Tashmë, pasi i kishte regjistruar në memore venddodhjen e atyre pjatave vazhdoi atë që kishte si qëllim për të mbushur barkun e tij. Ajo makineri njerëzore e cila si qëllim kishte boshatisjen e atyre pjatave, po vepronte në formën më të përsosur. Veçse në një moment u shkëput prej asaj që po kryente, për të marë pak frymë. Më tej me atë qëllimin e përcaktuar përse ndodhej në atë tavolinë, ato duart e tij me gjithëse gojën do t’a kishte gjithmonë plot, nuk pushuan. Djathin ende nuk e kishte konsumuar megjithatë mori edhe një pjesë tjetër. Edhe nga sallata, i dëshironte shumë ullinjtë.
Megjithëse fizikisht shikimi i tij nuk ekzistonte pasi qepallat dhe vetullat ishin gati krejt të ulura, shpesh lëvizte kokën si për t’u thënë të tjerëve “jam me ju”. Në një moment i cili do të ishte çasti i rradhës për një frymëmarje të thellë u përplas me shikimin e priftit. Edhe ai ishte duke u përtypur. Ashtu i mbërthyer nga kënaqësia e asaj që po përjetonte duke mos pritur miratimin e tij e përshëndeti. Mori frymë prap e prap. Aty ndjeu se përqark asaj tavoline ose më saktë bashkimit të atyre tavolinave nuk kishte mbetur asnjë karike bosh. Në krye ishin familjarët e të ndjerit të shoqëruar me më të afërmit, prifti nga krahu i tij e të tjerë që ishin pleq si ai nga fshati. Të gjithë po përtypeshin por biseda të shkurtra midis tyre bënin veçse familjarët dhe të afërmit e të ndjerit. Uli kokën dhe këmbënguli tek misioni që kishte për të zbatuar, të mbushte barkun. Në pjatën me mish të shoqëruar me patate e të tjera, me të dyja duart, një e nga një do t’i çonte në hapësirën gojë duke i zhdukur në çast. Ndoshta nga graviteti pasi megjithëse duart do t’i kishte të mbështetura në syprinën e tavolinës trupin e mbante drejt. Me atë qetësinë e tij e boshatisi në çast. Fshiu buzët me pëllëmbën e dorës por nuk u bind, mori disa nga ato pecetat letër duke ushtruar forcë mbi gjithë fytyrën e tij të pushtuar nga djersët. Tek ndjeu në brendësi të barkut më saktë stomakut tij, masën e ushqimit që kishte konsumuar, kaloi me një kënaqësi të madhe disa herë duart. Por nuk mbaroi aty. Kishte mbetur pa plotësuar dëshirën e fundit. Zgjati dorën drejt koshit të frutave, tundi kokën në formë të çuditëshme si për t’u thënë të tjerëve që kishte përqark se dëshironte diçka prej tyre. Mori një banane. E pa me kureshtje i u duk e vogël.
E la duke mar një tjetër. Tek po e zhvishte hodhi shikimin nga ai që i ndodhej në krah i cili nuk ishte i vetmi që po ndiqte gati vjedhurazi veprimet e tij që nga çasti që ishin ulur. Me atë frut të çuditshëm në dorë kryejti një veprim si për t’i thënë atij në se dëshironte dhe pa pritur reagim i dha një pjesë prej saj. Me dy kafshime edhe atë e dërgoi të tretej në brendësi të tij ndërkohë prifti duke kryer pëshpëritjen e mbylljes, duke përshëndetur të afërmit e të ndjerit mori për të dalë. Personit që tashmë ndodhej në krah të priftit në ikje prej andej, me të cilin ndau bananen dhe atyre pleqve të përhershëm që shfaqeshin shpesh në raste të tilla, u hodhi një vështrim të shpejtë e të papërfillshëm.
Comments