Asgjë për pushtetarët, shumë për popullin e thjeshtë.
Lajmi (nëse)
Pardje, datë 26 tetor, gazetarët e mediave shqiptare nuk u lejuan të kameronin në fshatin Bularat të Shqipërise, banuar me minoritarë grekë.
Gazetarët shqiptarë luteshin me zë të shuar në vendin e tyre:
- Ç'keni, ne s'kemi bërë asgjë.
Përgjigja e një trashaluqi vendas në shqip:
- Qërohuni këndej, nuk ju duam, jeni vrasës, jeni tradhëtarë. Këtu është Vorio Epir.
Opinioni
Kush guxon të largojë gazetarët shqiptarë nga një fshat i Shqipërisë?... Eshtë absurde dhe pa logjikë t'i thotë ik dikush dikujt nga vendi i tij.
Dikushi i panginjur me trojet shqiptare thërret:
- Këtu është Vorio Epir!
Po, Vorio Epir është ose Nord Epir, po kush tha dhe vërtetoi se Shteti i Epirit eshte Greqi?... E kundërta njihet nga dokumentat:
- Epiri është një nga shtetet ilirik dhe Epiri Nord e Sud ndryshe Veri e Jug është Iliri, pra Albani (Shqipëri).
Atëherë, përse këto klithma?...
Po Ministria e Jashtme?
Heshtje sikur asgjë s'ka ndodhur. Asnjë reagim, asnjë protestë.
Sikur vetëm një lakuriq nate i ardhur nga fqinji i jugut të plagosej nga një gjahtar shqiptar, Qeveria greke do protestonte e kërcënonte kudo që nga OSB - eja deri tek OKB - ja.
Dhë mirë bëjnë për veten dhe të tyret.
Po Qeveria shqiptare?... Memecëri
Dhe keq bën për ne dhe veten e vet.
Ç'mund të themi veç fjalës TURP?!...
Justifikimi
Nese e ngrejmë zerin per te vertetat, fqinjet e jugut na bllokojne integrimin ne BE.
E verteta
Eshtë fakt se qeveritë greke nuk kanë refuzuar të na japin ndihmën e tyre për të marrë ftesën për NATO, anetarësimin në NATO, liberalizimin e vizave etj.
E drejta
Nëse dikush apo disa e kushtëzojne çeljen e negociatave me sakatime të mëtejshme të trojeve te mbetura etnike, kurrë le të mos nisen ato negociata!
Nëse dikush apo disa kushtëzojnë Kosovën për ta coptuar edhe më tej për liberalizimin e vizave me BE, kurrë mos të liberalizohen.
Dy Shqipëritë duhet që të vendosin përfundimisht një vijë të kuqe me këdo për çështjet e Atdheut:
- NDAL SE VETEM KOCKA KA MBETUR!
Comments