Shpresë do të thotë të presësh me besim. Njeriu ka gjithmonë shpresë, edhe në momentet më të vështira. Ai është mbështetur fort te shpresa, sepse e para dëshiron të realizojë projektet e veta dhe e dyta sepse nuk mund ta jetojë jetën pa të (shpresën).
Kur Pandora, (vajza hyjnore, e cila u martua me Titanin Epimete, vëlla i Prometeut) nga kurioziteti, hapi kutinë që Zeusi i kishte urdhëruar të mos hapë, të gjitha të këqijat e botës dolën, përveç shpresës. Njerëzit, të cilët dikur jetonin të lumtur dhe të pavdekshëm si perënditë, pikërisht atëherë u njohën me dhembjen, sëmundjen, vuajtjen dhe vdekjen, derisa Pandora çliroi gjithashtu Shpresën, gjë që bëri të mundur zbutjen e ekzistencës së tyre të padurueshme.
Shumë e njohin këtë histori të mitologjisë greke të dhënë nga Hesiodi, por disa ndoshta e kanë vënë në pikëpy¬etje kuptimin e saj në thellësi.
Në kulturën helene, shpresa ishte shumë e afërt me iluzionin, e cila në mënyrë të pashmangshme u pasua nga zhgënjimi, gjë që e bën realitetin edhe më tragjik; prandaj, ndonjëherë është më mirë të mos shpresojmë (?).
Mendimi se e ardhmja do të jetë më e mirë sesa e tashmja është një motiv për të vazhduar përpara.
Megjithatë, pavarësisht nga filozofitë dhe fetë, njerëzit kurrë nuk kanë hequr dorë nga shpresa. Pse? A është të shpresuarit një formë arsyetimi apo sentimentalizëm?
Ky nuk është një dyshim abstrakt, (cogito, ergo sum) por një çështje thelbësore, në një kohë kur rrjedha e dis¬fatizmit, me vizionin e vet të autoshkatërrimit të menjëhershëm, nënkupton frikë dhe qëndrime regresive.
Gjithashtu duhet të theksojmë se nuk duhet konsideruar shpresa, një ndjenjë tipike për ata që e gjejnë veten në situata dobësie apo katastrofike; përkundrazi, mbetet një virtyt i fortë, edhe në momentet më kritike. Jeta vetë konsiston pikërisht këtu: të shpresojmë më të mirën për veten, të afërmit dhe të gjithë njerëzimin.
Koncepti biblik i shpresës është më i gjerë dhe më i thellë se ai që përdoret zakonisht nga mjekët, shkencëtarët dhe psikologët sot. Në Bibël, fjala “shpresë” përcjell idenë e dëshirës dhe të pritjes së diçkaje të mirë. Shpresa përbëhet kryesisht nga dy komponentë: dëshira për diçka të mirë dhe themeli për të besuar se diçka e mirë do të vijë. Shën Pali përdor një ilustrim tjetër grafik të shpresës që lidhet me vullnetin e Perëndisë. Ai shkroi: «Këtë shpresë e kemi si një spirancë shpirtërore, të sigurt dhe të vendosur» (Hebrenjve 6:19). Si mbijetues i më shumë se një mbytjeje, Shën Pali e dinte mirë vlerën e një spirance.
Shpresë do të thotë të presësh me besim. Njeriu ka gjithmonë shpresë, edhe në momentet më të vështira. Ai është mbështetur fort te shpresa, sepse e para dëshiron të realizojë projektet e veta dhe e dyta sepse nuk mund ta jetojë jetën pa të (shpresën).
Njerëzit e depresuar e humbasin shpresën, nuk presin asgjë, nuk kanë interes, mbyllen në vetvete dhe nuk identifikojnë dot, domethënien e jetës. Ata nuk mund të rifillojnë nga e para, ndihen të padobishëm, dështakë, e urrejnë veten dhe mendojnë se vdekja është shpresa e tyre, ankora e vetme e shpëtimit.
Secili prej nesh mund të jetë shpresa e dikujt tjetër, ashtu siç janë fëmijët shpresa e prindërve, ashtu si dashuria na mbush plot shpresë dhe na pajton me jetën.
Shpresa ngjizet në momentet e gëzimit dhe janë pikërisht ato që na shtyjnë të besojmë në diçka më të mirë.
Kur jeta duket e mrekullueshme, ne ndihemi më afër qiellit dhe kur dhembja na kërcënon, strukemi në folezën e shpresës.
Jeta është kohë dhe shpresë. Asgjë që duam nuk ndodh në atë moment që mendojmë për të; ne duhet të presim, sepse dhe jeta vetë pret.
Dëshira dhe shpresa i korrespondojnë njëra - tjetrës, sepse dëshira e bën shpresën të mundur dhe pa dëshirë nuk ka shpresë. Pra, për ata që duan të jetojnë, çdo mëngjes është shpresa e një dite të re. Ndaj sa kam frymë, kam shpresë.
Comments