top of page
Search

Durrës – Arrestohet në flagrancë 45 vjeçari

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në Durrës u arrestua shtetasi me banim në Tiranë, në gjendje të dehur dhe i pajisur me armë pa leje.


"Arrestohet në flagrancë 45 vjeçari për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrashbull, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, dhe një kreher me tre fishekë model 7.65 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme."

Σχόλια


bottom of page