Dy specialistet e UKT-së, Mira Kazhani dhe Bleta Sulo kanë bërë xhiron e shpejtë në lajmet nëpër media, portale dhe gazeta. Po në thelb çfarë tregon ky lloj konstatimi? A janë të vetmet këto specialiste që shumëpunësohen me rroga të majme? Sigurisht që jo. Këto i zuri lapsi për fatin e tyre të keq. Ndërkohe që sjellim në mendje shprehjet e famshme: “Punë ka, por ska profesionistë“
Por duket se kjo deficencë është zgjidhur me shumëpunësimin e personave të “kualifikuar”. Dhe kështu specialistët enden rrugëve dhe presin të marrin pagën e luftës, ndërkohë që një pjesë e specialistëve shumëpunësohen. Këtu nuk është thjesht fjala për rastin e dy gazetareve, por kjo lloj mënyrë qeverisëse ndihet kudo. Kush nuk e ka krahun e ngrohtë, hidhet në rrugë në mënyrë arrogante. Kush shpatullat te ngrohta ka, ben prokopi dhe hajr, Ku i ka Kryeministri konkurset në Administratë? Ku është administrata e premtuar në baze të meritokracisë? Mijëra shqiptarë që largohen në kohë paqeje nga atdheu, duket se nuk janë dakort me këtë pseudorealitet të krijuar nga media e blerë dhe e shumëpunësuar e pushtetit. Askush me vlera dhe parime nuk është dakort me këtë arrogancë në qeverisje dhe padrejtësi që ka dalë sheshit. Por, ajo që duhet të flasë hesht në mënyrë të dhimbshme dhe i lë vendin një konformizmi të kobshëm me padrejtesinë.
Askush nuk flet për pushtetin e katërt atë pjesë të medias që është super e korruptuar dhe e lidhur me zvenitjen e shoqerisë së vlerave dhe me zvarritjen e Shqipërisë dhe varfërimin deri në palcë. Kështu, Pashallaret dhe agallarët punësohen dhe shumëpunësohen. Të tjerët nuk e kalojnë konkursin për të fituar një vend pune. Noli i famshëm në këtë rast do të na përgjigjej me satirë: “ Ti Halim që sdi këndim je minister për arsim” Kështu këshilltare ekonomike bëhet e diplomuara në punë sociale dhe rolin e specialistes së UKT-së e luan gazetarja. Pjesa tjetër e shoqërisë dyert të hapura i ka në Gjermani. Kështu shteti, konsiderohet si një “lopë për ta mjelur”, jo vetëm nga hallexhinjtë me shpresën dhe me lugën bosh, por edhe nga pushteti i medias. Kjo media që presupozohet të na mbrojë nga padrejtësitë është bërë pjesë e maskaradës së humbjes së vlerave.
Pra, shkurtimisht rasti i dy gazetareve të UKT-së tregoi që Administrata Publike është kthyer në ciflig, reformë reale nuk ka pasur dhe Media është bërë pjesë e sistemit të humbjes se vlerave.
Administrata është kthyer në Çiflig dhe cdo gjë që frymon në këtë Çiglig është pronë e Pashait.
Në finale nuk ka si të ndodhë ndryshe shprehjes se Mërf:
- Një gjë e nisur keq do bëhet edhe më keq
Комментарии