top of page
Search

E dehur nga pika shiu


E vetmuar në dhomën time

Qiriri ndizët e fiket

Sytë të kërkojnë në të errëtën natë

buzët shkrumbojnē e zemra digjet.

Shpirti kërkon pak qetësi

Në mbrendi pikat e shiut kumbim.

E zbehta Hënë i jep vargut kuptim


Mbeta kohëve gri,

me ditarin e vjetër

Fjongo lule vjose kujtim i pa harruar

e fjalēt e bukura

Kozmetikë e trillit të shkuar.


Rabije Bytyqi🎗Prizren.

Shtator 2020.🇽🇰




Comments


bottom of page