Skeda e librit
Titulli: E puthura; tregime
Autor: Andon Andoni
Gjinia: tregime
Redaktor: Naim Zoto
Përkujdesja grafike: “M&B”
Kopertina: Zaim Elezi (Zaya)
Botues: Naimi - Shtëpi botuese dhe studio letrare
www.botimenaimi.com
ISBN: 978-9928-234-74-2
Copyright: Autor
Viti i botimit: Tiranë, 2021
Nr. i faqeve: 296
Çmimi: 800 lekë.
Autori i këtij libri me tregime mund të konsiderohet jo vetëm një vijues i denjë i “shkollës letrare” të Devollit, prej së cilës studiuesit e historisë së letërsisë kanë përveçuar emrat e Dritëro Agollit, Teodor Laços, Skënder Rusit, Sotir Andonit, por, falë edhe avantazhit të atij që vjen pas dhe në një kohë me më shumë liri, rrëfimi i tij artistik vazhdon të rrisë interesin e lexuesit. “E puthura” e re e Andon Andonit (kështu titullohet libri i radhës), ashtu si prozat e mëparshme të këtij autori, nuk e kanë magjinë te teknikat e gjuhës apo metaforat.
Ndryshe nga shkrimtarë të tjerë, ai duket sikur nuk e sheh të nevojshme të shpikë as subjekte, as personazhe dhe as fabula. Pasaporta e personazheve dhe dekori i tregimeve të tij pothuaj dihet paraprakisht: Devolli dhe devollinjtë.
Me fjalë të tjera, i mjafton katundi i tij për të bërë letërsi qytetare, pra, letërsi përtej kufijve dhe kufizimeve gjeografike. Me Andon Andonin ndodh ai proces që ndodh me verën para se ajo të behëet gati e të serviret në tavolinë; fermentimi.
Dhe ky proces kërkon mjeshtëri që nuk e zotëron kushdo. Tregimet e Andon Andonit të lënë shijen e një vere të mirë, të këndshme; të bëjnë të duash dhe të të duan.
Comments