top of page
Search

E thashë fjalën, ta besosh-je vet liria! nga Poetja Rabije Bytyqi

Rabije Bytyqi, autorja e njohur kosovare me anë të penës së saj të fuqishme përkufizon atdheun në mënyrë origjinale. Atdheu është krypa në endrrën jetë. Atdheu nuk begatohet dhe nuk është i bekuar nga harresa pa qiell. Të kujtojmë dhe të betohemi. Atdheu është vet liria. miremengjes.net


E thashë fjalën, ta besosh -je vet liria!


Buka dhe krypa

Jeta dhe drita bëjnë ëndërr

-janë Atdhe!

Harresa është fyerje

Është këngë trishtimi

Është zemër e egër

Pa qiell

Pa ëndërra të blerta

-i bekuar nuk je Atdhe!

Fjala nuk është kënetë

Kujtimi është betim

Gjaku

Ofshama

Janë thirrje në Zot

-për liri

-në Atdhe!

Drita dhe terri nuk kanë fund

As kënga

As vargu

Nuk bëjnë ëndër

Sa bëjnë mallë

-kurorë me shumë ngjyra:

-e kuqe,

-e bardhë

Ngjyrë qielli

E thashë fjalën

Ta besosh

-je vet liria!

Autore:Rabije Bytyqi-Prizren

Comments


bottom of page